MARTESA DHE SHTRATE TË NDARA: CIFTE TË LUMTURA!

Romantikëve mund t’ju duket blasfemi, por në vitet e fundit janë gjithnjë e më shpeshtë ciftet që vendosin të flenë në dhoma të ndara. Motivet janë vetëm të natyrës praktike: partneri gërhet, ngrihet shpesh natën për në tualet, mban dritën ndezur për të lexuar, mban për vete gjithë mbulesat ose zë pothuajse gjithë shtratin. Një sondazh i mëparshëm, tregon se në Mbretërinë e Bashkuar, 1 në 5 cifte, nuk flenë më bashkë në të njëjtin shtrat. Neil Stanley, drejtor në laboratorin e gjumit në Universitetin Surrey, ka analizuar gjumin e 40 cifteve dhe është e qartë se cilësia e gjumit për ata që flinin së bashku me partnerin ishte thellësisht inferiore krahasuar me ciftet që flinin në shtrate të ndara.

Por cilat janë të mirat e këtij ”divorci të natës”? Një person i shplodhur gëzon një mirëqënie të shkëlqyer psiko-fizike,që përkthehet në më pak probleme shëndetësore, më pak incidente rrugore apo në punë.  Dhe… më pak zënka me partnerin dhe më pak divorce! E rëndësishme, nënvizojnë ekspertët është se kjo është një zgjedhje e gjetur nga vetë partnerët, për të evituar që njeriu të vuajë zgjedhjen e tjetrit dhe ta jetojë atë si një dënim ose si një fillim krize në cift.

Skeptikët mund të ngrenë cështjen e intimitetitit, që shkon duke humbur kur flemë në shtrate të ndara. Pikërisht për këtë dr.Stanley, përgjigjet ironikisht duke thënë se intimiteti i ciftit jetohet kur janë zgjuar dhe jo kur flenë. Përkundrazi, në disa raste dëshira për partnerin, vjen kur afrimiteti fizik mungon sepse dihet, rutina e shuan pasionin.

Midis të tjerash, të flesh së bashku në një shtrat martesor është një zakon relativisht i shkuar, që e gjen origjinën në periudhën e industrializimit, kur familjeve u duhej të hiqnin dorë nga të pasurit një dhomë gjumi të dytë, për shkak të zvogëlimit të hapësirave të banimit.

Po ju a jeni gati të hiqni dorë nga fjetja me partnerin në emër të një gjumi të thellë dhe të ëmbël?

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *