Prestige Home

Përgjegjësia Sociale

Prestige Home

Ne besojmë thellësisht tek zhvillimi i qëndrueshëm dhe e kemi kthyer në një moto të aktivitetit tonë të përditshëm. Problemet mjedisore janë të shumta dhe komplekse dhe ne e shohim zgjidhjen e tyre përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucione qeveritare, OJF dhe kontribuojmë në edukimin e publikut.

Arsim
Një ndër fokuset tona kryesore.
Shëndetësi & Sociale
Prezent gjithmonë për kauza të ndryshme sociale.
Kulturë
Bashkëpunime me institucione të ndryshme për promovimin e artit dhe kulturës.

" Dhuro Gjak dhuro një buzëqeshje më shumë. " ❤️

Stafi i Prestige Home Center dhuron gjak nën moton: `Dhuro gjak, dhuro një buzëqeshje më shumë`!

Ne në Prestige Home Center jemi krenarë që stafi ynë përveç përkushtimit të përditshëm që ka në plotësimin e detyrave dhe plotësimit të kërkesave ndaj klientëve, është gjithashtu i ndërgjegjshëm ndaj nevojave të komunitetit. Më 20 tetor ne ju bashkuam aktit njerëzor dhe privilegjit për të dhuruar gjak…

Restaurimi Total
Shkolla Gjokaj

shkolla gjokaj 1shkolla gjokaj 2

“Lumturo Dhimbjen 2022” në mbështetje të fëmijëve me kancer dhe autizëm. ❤️

Eventi i bamirësisë u zhvillua në showroomin e Dage Perde, pranë qendrës Prestige Home, ku qindra të ftuar përjetuan emocione të veçanta nga kauza që kjo sfilatë përçoi. ☺
Prestige Home Center mbështet të gjitha nismat humane, duke dhënë kontributin maksimal për të lehtësuar sadopak veshtirësitë e njerëzve në nevojë. Duke njohur problemet shëndetësore, sociale dhe kulturore, Prestige Home e ka mision dhe pjesë të rëndësishme të aktivitetit ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e kauzave që në fokus kanë njeriun.
Prestige Home Center fton të gjitha organizatat, institucionet, të na kontaktojnë për të dhënë kontributin tonë në evente të tilla solidarizuese.
Së bashku për qëllime fisnike❣