Prestige Home është destinacioni unik në Shqipëri dedikuar linjave HOME dhe Interiors.

Së bashku vijnë lider në industri dhe dizajn, dedikuar cilësisë, prestigjit dhe mjeshtërisë artizanale në prodhimin dhe ofrimin e gjithçkaje për arredimin e ambjenteve tuaja.

Ky projekt, përfaqëson një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e arredimit në Shqipëri.

Ndër emrat më të spikatur që do të gjeni tek PRESTIGE HOME, është edhe salloni më i famshëm i mobiljeve në Itali, gjigandi Doimo Salotti. Mbi 50 vite përkushtim dhe inovacion në industrinë e mobilimit, me famë ndërkombëtare dhe mbi të gjitha përfaqësues i standarteve më të larta në cilësi dhe dizajn.

 

Prestige Home e sjell ekskluzivisht në Shqipëri tashmë në një showroom dedikuar vetëm linjave dhe koleksioneve të Doimo Salotti.

Gjatë inagurimit të Prestige Home, patëm nderin të kishim prezent partnerë tepër të rëndësishëm brenda dhe jashtë industrisë nga Shqipëria, Italia, Gjermania dhe Turqia.

Të ftuar special, Z. Serafino Stajano, përfaqësues i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri dhe Z. Ivonis Doimo, CEO të Doimo Salotti.

 

Ky moment, shënon fillimin e një epoke të re të biznesit dhe industrisë së arredimit në Shqipëri, ku standartet Italiane janë prezente më shumë se kurrë më parë. Për këtë, Prestige Home falenderon në mënyrë të veçantë Z.Ivonis dhe Doimo Salotti, për stilin unik, nivelin e profesionalizmit dhe cilësisë dhe mbi të gjtha mjeshtërinë dhe frymën e ofrimit të vlerave dhe përkushtimit në biznes.

  

Së bashku jemi të vendosur të shndërrohemi në destinacionin më të dashur për ju, që ambjentet tuaja të banimit apo punës, të jenë hapësirat më të hijshme, relaksuese dhe mikpritëse.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *