Prezenca në rritje e stilit industrial në dizajn!

Përfytyro një magazinë. Perfytyro një dysheme të shtruar me parket, mure me tulla e dala në pah, dhe aksesorët e metalit të ekspozuara në hapësira. Tani, pëfytyro ta konvertosh këtë në një zyrë apo një apartament.

Kjo mund të duket si një ide e çmendur në fillim. Por sot ka një emër shumë të bukur për këtë gjë: dizajn modern-industrial. Ka një veçori për sa i përket detajeve industriale që dalin patjetër në pah: sharmi i një arredimi të pa kompletuar, punimeve të lëna përgjysmë dhe imazhi i një dizajni që boshtin e projektimit të tij ka funksionet mekanike. Ndërthurja e arredimit induatrial në hapësirat tuaja, kërkon një vëmendjë të veçantë. Por është një formë e jashtëzakonshmë për të kombinuar dizajnin modern me materialet e vjetra që shkëlqejnë si kurrë më parë.

Këto kohë, trendet e dizajneve industriale janë popullore në projektimin e papafingove, me shkallët metalike që të çojnë tek një hapësirë fjetje të vendosur mbi një dysheme rustike.  Disa dizajne të kushinave janë projektuar gjithashtu me këtë stil, mundësisht të frymëzuara nga ndenjëset e larta me mbështëtëse të kafeneve ‘take-away’ duke përdorur tavolinat prej druri të bareve, stolat metalikë dhe sigurisht, format dhe sistemet elegante të ndriçimit.

Projektuesit e stilit industrial zotërojnë një metodë unike për të shndërruar materialet dhe copëzat e vjetra në vepra arti të reja plot funksionalitet. Është për tu habitur se si ky trend e bën gjithçka të duket e rifreskuar dhe të vendosur pikërisht në vendin e duhur.

Detaje të thjeshta dhe minimaliste

Image Credit: Doimo Salotti, PRESTIGE HOME

Një nga arsyet se përse trendet e dizajneve industriale janë hit në ditët e sotme, është për shkak të thjeshtësisë. Nëse një shtëpi që tenton të duket industriale, ka të gjitha llojet e arredimit që duken si një rrëmujë e madhe, nga mobiljet e rënda deri te një ngarkesë e aksesorëve, detajet industriale nuk mund të dalin në pah.

Kjo përbën një formë shumë të mirë të arredimit të ambjenteve me hapësira të bollshme në lartësi dhe gjerësi. Një ambjent do të duket i madh nëse nuk ka shumë elementë në të. Elementet industrialë janë shumë të fortë dhe nuk duhen mbivendosur.

Është një arkitekturë thuajse e zhveshur. Një krevat me strukturë metali të farkëtuar në dhomën tuaj të gjumit, që mund ta gjeni në forma të ngjashme tek MAGNIFLEX Albania, apo një biçikletë e lidhur në dhomën tuaj të ndenjës dhe të gjitha tavolinat dhe karriget e barit përreth kuzhinës janë objekte fantastike për të qenë në qendër të vëmendjes. Dizajnet industriale kërkojnë pak mobilje dhe më shumë hapësira nëpër dysheme. Ky zhaner arkitekturor dëshiron tu japë mundësi banorëve në shtëpi, mundësinë të lëvizin lirshëm në shtëpi, madje sikur të parkoje një motorçikletë brenda dhe sërish të mbetet shumë hapësirë.

 Modern + Industrial

Image Credit: Magniflex, PRESTIGE HOME

Elementet industrial mund të jenë vintage ose në stilin rustik. Aspak mos u shqetësoni se i përkasin arkitekturave të vjetra. Elementet e stilit industrial do të duken magjike të kombinuar me teksturat moderne.

Në kuzhinën tuaj, përshembull, ku fatmirësisht ne nuk gatuajmë mbi gurë apo mbi tulla, përdor metalin e shndrritshëm të sobave apo furrave qe vetëm kuzhinat e ARAN CUCINE dhe Rastelli Cucine ofrojnë, duke ofruar kështu një ndërthurje shumë interesante midis metaleve rustike.

Image Credit: ARAN CUCINE, PRESTIGE HOME

 

Apo elektro shtëpiaket e TEKA dhe Miele. Që nga viti 1928, bërë pikërisht për t’ju dhënë paisjet ideale për çdo ambjent. Jetëgjatësi dhe përshtatje me të gjitha dëshirat tuaja në dizajn.

Image Credit: TEKA & Miele, PRESTIGE HOME

Ndriçuesit e varur të EGLO, prodhuar në Austri, me sistemet led, të formave dhe dizajneve të ndryshme për shijet dhe karakteristikat unike të çdo ambjenti të kompozuara pikërisht për ti dhënë ambjentit tuaj imazhin e një ambjenti industrial.

Image Credit: EGLO, PRESTIGE HOME

Një kolltuk i gjerë i bardhë apo gri, në kontrast me murin e dekoruar me vepra arti të zhanerit rustik, mund të duket perfekt në dhomën tuaj të ndenjës. Dhe për këtë, Doimo Salotti ju fton në showroom-in gjigand të zbuloni të gjitha linjat moderne dhe industriale të seteve të kolltuqeve apo këndeve të dizajneve dhe formave të ndryshme. Një llambë ndriçuese në dysheme, do mundësojë një kontrast me tapetat prej bambuje natyrale të Pierre Cardin Home, të cilat do ti gjeni të ekspozuara sipas koleksioneve unike me origjinë nga e gjithë bota. Mbani mend që gjithçka rrotullohet rreth detajeve.

 

Kërko materiale unike dhe ideale për stilin industrial.

Dizajni industrial është një miks festiv dhe plot gjallëri i materialeve të vogla. Nëse e admironi si zhaner, you sigurojmë që kënaqësinë më të madhe do ta gjeni nëse vizitoni PRESTIGE HOME, ndodhur në kilometrin e 12 të segmentit Tiranë-Durrës, pas Expo City.

Qëndro besnik ndaj ngjyrave që duken plot dinamizëm.

Nëse po mendoni për një hapësirë të gjerë që ta arredoni me stil industrial, duhet ta dini që gama e ngjyrave të cilën mund të zgjidhni është e kufizuar. E bardha, gria, e zeza dhe kafja e drurit, i japin një hijeshi të përkryer këtij ambjenti. Nëse jeni të shqetësuar se hapësira juaj e gjerë mund të duket një banesë e vogël dhe e mërzitshëme, ju mund të ndryshoni nuancat e ngjyrave për të pasur cilësi dhe stil akoma edhe më shumë. Për këtë ekzistojnë pikërisht letrat murale të markave të famshme ndërkombetare tek Pierre Cardin Home.

Image Credit: Pierre Cardin Home

Frymëzohu me hiostorinë.

Historia është një mësues shumë i mirë, pikërisht edhe në dizajn. Shikoni se si muzetë janë të dizenjuar. Shikoni brenda objekteve të kultit, teatrot apo ambjentet e ngjashme. Do të përfundoni duke admiruar këto stile dhe forma dizajni të cilat i kanë rezistuar kohës. Nga muret me tullat e zhveshura deri tek kolonat metalike, ndërtesat e vjetra do t’ju mundësojnë të frymëzoheni dhe ta shndërroni ambjentin tuaj në një hapësirë luksi dhe elegance. Për këtë mendon ZEBRANO, marka simbol e luksit të lartë, e famshme për ndërthurjen e të vjetrës me elemetet prestigji dhe nuancave mbretërore të reflektuara në detajet dekorative.

 

Mbajini gjërat siç janë.

Image Credit: ARAN CUCINE & rastelli cucine, PRSTIGE HOME

 

Interioret industriale gjithmonë funksionojnë sepse nuk kërkojnë që ju të stresoheni për këtë stil. Ju vetëm duhet të pyesni arkitektët e Prestige Home dhe ti qëndroni korrekt këshillave tëtyre. Nëse muret e tullave duken shumë të vjetra, tubat dhe trarët ekspozohen përmes tavanit, muret janë të papërfunduara ose katet janë prej betoni dhe jo të shtruara me pllaka, mos i prekni ato. Shkuarja në stilin industrial do të thotë të përqafosh ashpërsinë e dizajnit dhe duhet të gjesh një mënyrë korrekte për ta bërë këtë punë.

Kjo është një ide për arredimin e një hapësire të gjerë që rrotullohet rreth të zakonshmes, rustikes duke u kthyer kështu në bazike, duke lënë vend vetëm për funksionalitet në shtëpi.

Kur bëhet fjalë për të arritur një arredim të tillë, këtu nuk duhet të ketë sekrete, agje e fshehur. Në të shkuarën, njerëzit vuanin dhe shqetësimin kryesor e kishin se si të dukeshin idealë duke mbuluar të metat që janë pjesë e natyrshmërisë, por me stilin idustrial, nuk ekziston një gjë e tillë. Është pikërsht ajo që është. Ora e vjetër e murit, kolltuku i lëkurës, llamba me mbajtëse metalike, dhe krevati i cili do të gjejë vendin perfekt në ambjentin tuaj.

Festo me natyralitetin dhe thjeshtësinë e tyre, dhe mos ki ndrojë nga mobiljet, paisjet apo aksesorët në dukje modestë. Teknologjia e produkteve tek Prestige Home, fle perfekt me këtë stil. Ky dizaj do t’ju mësojë të jetoni me thjeshtësi dhe pastërti.

Përgatitur nga:

Endri Caci, Blogger

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *