Ti hiqni tapetat dhe sixhadet nga dyshemeja përgjatë verës, është thjesht një mit ;)

Tapetat dhe sixhadet artizanale janë endur dhe prodhuar me materiale natyrale si leshi nga Zelanda e Re, mëndafsh i pastër natyral, dhe bambu-ja natyrale. Këto përdoren për ti dhënë hijeshinë ideale dyshemesë suaj apo edhe për dekorimin e mureve. Një sixhade e punuar me dorë apo një tapet Pierre Cardin dhe Royal, janë produkte unike sepse kërkojnë përkushtim të madh në kohë dhe mjështëri për tu endur dhe janë totalisht punime artizanale apo industriale me teknologjitë më të sofistikuara, të dedikuara për çdo specifikë të linjave përkatëse. Endja e një punimi dore kërkon mjeshtëri dhe mund të madh. Është punim me shumë hollësi dhe delikatesë dhe konsiderohet si një send i cili, nga një pjesë e mendimeve shikohet që nuk është i domosdoshëm për gjatë muajve të verës për tu mbajtur shtruar në dyshemetë tona.

Por na lejoni t’ju tregojmë që kjo nuk është e vërtetë.

Për shkak të materialeve nayrale, një sixhade e punuar me dorë, apo tapet gjithmonë me përmbajtje të materialeve natyrale siç janë tapetat dhe sixhadet që do të gjeni tek Pierre Cardin Home, përdoren për të gjitha sezonet. Njëlloj si garderoba juaj, edhe tapetat dizenjohen dhe konceptohen për sezonet e ndryshme dhe zhanerave të ndryshëm të stileve të arredimit.

Në dimër, ne ju ofrojmë tapetat dhe sixhadet e leshta, lesh dhe mëndafsh apo të bambusë natyrale, të cilat e mbrojnë këmbën nga kontakti me dyshemen e ftohtë. Fëmijët tuaj apo kafshët tuaja shtëpiake mund të qëndrojnë pa asnjë merak mbi to. Për sa i përket sezonit të verës, një sixhade artizanale nuk lëshon nxehtësi. Madje ajo kontribuon në reduktimin e temperaturave duke shërbyer si një rezstent perfket ndaj ajrit të ngorhtë që vjen nga jashtë.

Gjithashtu kur ne hyjmë në shtëpi, sjellim nga jashtë pluhur, apo mikrobe apo elementë të tjerë të papastër nga këpucët tona apo pjesa e jashtme e veshjeve tona. Pra, nëse vendosni një rrugicë 80×1.60 në pjesën e hyrjes apo një rrugicë në përmasat e hapësirave tuaja, kjo do ta mbajë ambjentin tuaj shumë të pastër. Pierre Cardin Home ju mëson se si ti pastroni në kushtet e shtëpisë suja ose ju mundëson larjen profesionale të dedikuar për llojin specifik të sixhades apo tapetit tuaj. Ka shumë pika të cilat provojnë që një sixhade artizanale apo tapetat me materiale natyrale, janë një domosdoshmëri për gjatë gjithë vitit në ambjentet tuaja.

1) Përdoret si një filtër për të pastruar ajrin:

Një sixhade e punuar me dorë, përdoret për të rritur cilësinë e ajrit. Tapetat e leshit dhe bambusë natyrale, ndihmojnë në pastirmin e ajrit duke absorbuar elementët e kontaminuar të ajrit që thithim si gazi aldehid, dioksid i nitrogjenit dhe dioksidi i sulfurit. Gjithashtu nëse dëshironi të përdorni një patchwork- ku elementi kryesor përbërës janë fibrat e trasha të dizajneve dhe përbërsve natyral, nga punimet e vjetra plot mjeshtëri, ju mund ta bëni pa asnje merak sepse këto lloj sixhadesh kanë sipërfaqe thithëse dhe nuk gjenerojnë elektrizim. Këto enden me fibra leshi edhe pambuku.

2) Të minimizojë zhurmat:

Gjatë sezonit të verës, këto sixhade të varura në mure, gjithashtu kontribuojnë në minimizimin e zhurmave që vijnë nga jashtë dhe gjithashtu edhe mikrobeve dhe baktereve që qarkullojnë në ajër. Sixhadet e varura në murë, janë akoma një risi në arredimin e hapësirave të banimit në Shqipëri, por tek Pierre Cardin Home ju do të merni guidën ideale për përcaktimin e vendit të duhur.

3) Përdoret për të minimiuar rrezikun e astmës:

Në një sondazh dhe studim të kryer në SHBA, është konfirmuar që një sixhade apo tapet me fibra natyrale i pastruar si duhet dhe me përpikmëri, zvogëlon ndjeshëm, rrezikun e astmës. Shkaku kryesor i astmës është prania e madhe e pluhurit në shtëpi, sidomos në zonat urbane, dhe një sixhade nga linjat e sixhadeve dhe tapetave të Pierre Cardin Home, (sidomos fibrave të leshit dhe bambusë natyrale), për shkak të infuzimit të proçeseve të nano-teknologjisë në prodhim dhe endje, mban larg grimcat e dëmshme të pluhurit dhe lëngjeve. Kështu ambjenti juaj është me ajër më të pastër. Ky është avantazhi më i madh në lidhje me shëndetin, i tapetave dhe sixhadeve të Pierre Cardin Home.

4) Të ruash presionin e gjakut:

Pikërisht siç e lexoni. Kjo është një e mirë e madhe ekskluzive vetëm e fibrave natyrale, sidomos e fibrave të trasha dhe pak të ashpra. Ndjesia e butësisë dhe ekuilibrit të shputave të këmbës në ecje apo qëndrim në sipërfaqe, ju ndihmon të mbani në nivelet e duhura presionin e gjakut.

Për të konkluduar, një tapet me fibra natyrale dhe një sixhade artizanale, janë elementët më të shëndetshëm dhe të dobishëm nga të gjithë elemtët e arredimit në ambjentet tuaja. Për këtë, ju ftojmë të vizitoni shoëroom-in gjigand të Pierre Cardin Home, dhe njihuni me koleksionet unike të tapetave dhe sixhadeve artizanale, si askund tjetër.

 

Përgatitur nga:

Endri Caci, Blogger

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.