5 ide për të dekoruar një dhomë ndenje

Pavarësisht nëse stili juaj është tradicional apo modern, i relaksuar apo formal, i guximshëm apo i përmbajtur, dhoma juaj e ndenjes duhet të jetë një vend ku ju duhet të ndiheni komfort sepse është vendi ku kaloni kohë me familjen dhe miqtë tuaj.  

Të dekorosh një dhomë ndenje, në mënyrë funksionale dhe të bukur është art dhe përpara se të filloni dekorimin ja disa ide dhe këshilla nga disa projektues. 

Bëni një miks midis ngjyrave të errëta dhe të hapura

Kur një dhomë ndenje është shumë e bardhë dhe me shumë dritë, shpesh përciell ndjesinë e të paprekshmes dhe jorehatisë. Ndërsa kur është shumë e zezë, ju jep ndjesinë e vogëlsisë dhe errësirës. Ajo çfarë projektuesit këshillojnë është një miks i ngjyrave të errëta dhe të hapura, në këtë mënyrë ju krijoni një dinamikë ngjyrash në dhomën tuaj dhe arrini një balancë. Këshillohet që në çdo dhomë të ketë të paktë pak fare ngjyrë të bardhë dhe pak fare ngjyrë të zezë. 

Krijoni kontrast midis ngjyrave neutrale 

Përveç përfshirjes së ngjyrës së bardhë dhe të zezë në dekorim, përdorimi i kontrasteve me ngjyrat neutrale e bën një dhomë të duket më e mirëmenduar, e pasur dhe mikpritëse. Në imazhin e mëposhtëm muret e bardha, lëkura ngjyrë karamel, divanët ngjyrë gri dhe raftet tonalitetet e ngjyrës blu, bëjnë kontrast me njëra tjetrën dhe njëkohësisht përshtaten me tonalitetet e njëra tjetrës. 

Lozni me teksturën 

Tekstura është e lehtë për t’u anashkaluar sidomos kur po dekorojmë një dhomë, pasi në shumicën e rasteve ne nuk e shikojmë atë, vetëm e ndjejmë kur e prekim, por është e rëndësishme që dhoma e ndenjes përveç se e bukur të jetë dhe komode. Ja vlen të shtoni teksturat prej pelushi që janë të buta kur i prekni dhe tekstura më të forta që shtojnë kontrast. Përfshini lëkurën, pambukun, leshin, metalin, gurin, qelqin, dhe sa më shumë tekstura të tjera që mundeni, për t’i dhënë dhomës suaj të ndenjes më shumë jetë dhe rehati. 

Përdorini drurin

Nuk mund të mos flasim për drurin kur përmendim teksturat. Druri është materiali numër 1 për t’i dhënë shtëpisë ngrohtësinë dhe rehatinë e kërkuar. Ka shumë mënyra për të shtuar drurin në dekor për ta bërë hapësirën më tërheqëse. Konsideroni panelet e murit, tavolinat anësore, stolat e lëvizshëm, kornizat e fotografive, këmbët e divanit dhe veprat e gdhendura të artit si disa nga opsionet e shumta për vendosjen e drurit. 

Zgjidhni tavolina dhe stola të lëvizshëm 

Tavolinat e lehta, stolat dhe madje edhe karriget anësore që mund të lëvizen lehtësisht e bëjnë dhomën e ndenjes shumë më të rehatshme, duke ju dhënë juve dhe familjes suaj mundësinë e lëvizjes së disa mobiljeve për të krijuar më shumë hapësirë.  

Shpresojmë se me 5 idetë tona, t’ju kemi ndihmuar në arredimin e dhomës suaj të ndenjes. Krijoni stilin tuaj unik me kompozime interesante dhe mobilje të cilat mund t’i gjeni në qendrën tregtare më të madhe për mobilje Prestige Home.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.