Home Design - Prestige Home

5 ide që do ti shtojnë vlerë ambientit tuaj

Në këtë artikull do të ndajmë me ju disa ide arredimi dhe përmirësime të ndryshme të cilat rrisin vlerën dhe efikasitetin shtëpisë tuaj. Për më shumë lexoni më poshtë:

1.Modernizoni kuzhinën

Të kesh një kuzhinë moderne të përditësuar është një nga mënyrat më të mira për t’i shtuar vlerë shtëpisë tuaj. Në fund të fundit, ajo është qendra e shtëpisë!

Përditësimi i kuzhinës mund të jetë aq i thjeshtë sa t’i jepni dollapëve të kuzhinës tuaj një shtresë të freskët boje ose mund të jetë më kompleks dhe të përfshijë një kuzhinë të re. Ekspertët thonë se nëse mund të ndryshoni vetëm një dhomë në shtëpi, ajo duhet të jetë padyshim kuzhina.

Materialet cilësore si kuarci ose mermeri janë jashtëzakonisht të dëshirueshme, pasi janë të lehta për t’u mirëmbajtur dhe të qëndrueshme, gjithashtu ato janë të bukura, moderne dhe e bëjnë çdo kuzhinë të veçantë. Sipas specialistëve të Aran Cucine blerja e pajisjeve të reja të integruara me efikasitet energjie është një nga kontribuesit kryesorë që i shtojnë vlerë kuzhinës suaj.

2. Dysheme e re

Ka shumë pak pllaka që zgjasin një jetë. Edhe nëse dyshemeja juaj nuk është konsumuar ajo mund të jetë e vjetëruar në stil.

Përditësimi i një dyshemeje mund të transformojë tërësisht pamjen e shtëpisë.

Duhet të siguroheni që të zgjidhni llojin e duhur të dyshemesë për qëllimin e dhomës; për shembull, dhomat e pritjes duhet të jenë të qëndrueshme dhe të lehta për t’u mirëmbajtur.

Tapetet janë një zgjedhje e zgjuar në dhomat e gjumit për të shtuar një ndjesi më komode dhe të ngrohtë, pranë Prestige Home Albania do të gjeni showroomin e tapetëve nga Pierre Cardin. Në koleksionet e reja të Pierre cardin do të gjeni tapetë cilësor të certifikuar dhe plot stil të cilat do ti japin vlerë shtëpisë tuaj.

3. Përmirësoni ngrohjen qendrore

Sistemet e ngrohjes qendrore janë modernizuar dhe përmirësuar vazhdimisht, duke u bërë më efikase.

Instalimi i një sistemi të ri të ngrohjes qendrore nuk është i lirë, por në terma afatgjatë ju do të kurseni para.

4. Rrisni efiçensën e energjisë

Ka disa ndryshime që mund të bëni për të përmirësuar efiçensën e energjisë në shtëpi, si shtimi i izolimit, kalimi në llamba me efikasitet energjetik dhe siç u përmend më parë, përmirësimi i ngrohjes qendrore.

Izolimi i papafingos – Izolimi shtesë në papafingo është i lirë, i lehtë dhe plotësisht i mundshëm. Trashësia minimale e rekomanduar në ditët e sotme është 250 mm e cila është përditësuar vitet e fundit, dikur ishte deri në 100 mm! Nuk keni nevojë të hiqni gjërat e vjetra, thjesht mund të vendosni izolim të ri sipër dhe kjo do ta ndihmojë shtëpinë të mbajë nxehtësinë, të shkurtojë faturat dhe të përmirësojë efiçensën e energjisë.

Llambat e kursimit të energjisë – Ndërrimi me llamba që kursejnë energji është një ndryshim shumë i vogël që mund të bëni. Ato janë më të lira për t’u përdorur, zgjasin shumë dhe ju kursejnë para në faturën e energjisë elektrike. Llambat e kursimit të energjisë i gjeni pranë Ecolight në Prestige Home Albania.

Një mënyrë tjetër e rritjes së eficensës së energjisë janë panelet diellore të cilat janë një investim i vlefshëm sa i përket kursimit të energjisë.

5. Teknologjia smart home

Sistem Smart Home? Po! Janë e ardhmja. Nëse doni të ecni me hapin e kohës.

Teknologjia e smart home mund të përfshijë një termostat inteligjent, zile inteligjente dere, një system sigurie apo edhe thjesht llamba inteligjente. Lista është e pafundme dhe ndërkohë që teknologjia e re po zhvillohet dhe zgjerohet vazhdimisht, është një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar në trend dhe aktual brenda shtëpisë.

Alarmet janë një gjë e së kaluarës dhe në vend të kësaj siguria inteligjente po zë vend. Sistemet smart home mund të aksesohen nga kudo në botë, pra janë një investim i dobishëm. Për më shumë rreth smart home klikoni këtu.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.