5 trendet e interior design ne 2020



Në vitin 2019 pamë se si ndryshuan shumë tendenca në interior design.
I thamë lamtumirë përdorimit të drurit të errët dhe ngjyrës gri.
Tani mund të themi që është zyrtarisht fundi i një dekade të arredimit të brendshëm.
Pavarësisht nëse planifikoni rinovime të plota në vitin 2020 ose blerjen e një shtëpie të re,
është e rëndësishme që hapësirat të mos duken sikur ato i përkasin një shekulli të mëparshëm.
Këtu do të flasim për tendencat dhe stilet e interior design për vitin 2020.

Ngjyrat neutrale

Shumica e arkitektëve të intrierit kanë të njëjtin opinion për ngjyrat neutrale,
duke deklaruar se këto ngjyra e kanë përfunduar ciklin e tyre këtë vit.
Menaxheri i dizajnit të Ëayfair Professional, Rebecca Breslin e quan 2020 si fundin e “Greige,
gri dhe gjithçka neutrale pa asnjë teksturë tjetër apo dicka që të ngjallë interes vizual”.

Pra, nëse keni menduar të zëvendësoni atë divanin e lodhur gri,
të rilyeni muret tuaja ose të përmirësoni dhomën tuaj të gjumit,
ky është një justifikim i shkëlqyer për të mos e menduar dy herë.

Kuzhinat e bardha

Të gjithë ata që harxhojnë shumë kohë duke pastruar kuzhinat e tyre të bardha,
do të jenë të entuziazmuar të dinë që ky trend nuk do të vazhdojë edhe për shumë gjatë.
Breslin thotë se një kuzhinë krejtësisht e bardhë nga banaku deri tek dollapët,
muret dhe dyshemeja nuk do të jetë trend për vitin 2020. Në vend të kësaj,
ajo mendon që kanatet me ngjyra, banakët dinamik prej guri dhe dyshemetë me model do të marrin vendin që u takon këtë vit.

Kjo vlen edhe për pllakat standarde të bardha që ne kemi parë kaq shumë në dekadën e kaluar.
“Këtë vit në fokus do të jenë pllakat gjeometrike,
dicka shumëngjyrëshe apo një formë tjetër e guximshme” thotë ajo.
Për ti rinovuar kuzhinat tuaja, mund të mos i ribëni ato nga e para,
por mund të ngjyrosni kapakët, ose të rinovoni banakun apo veshjen me pllaka,
për ti dhënë më shumë gjallëri.

Hapësirat me një përdorim

Ndërsa ambientet e hapura vazhdojnë të jenë standardi për shtëpitë e reja dhe rinovimet,
veçanërisht për kuzhinat dhe ambientet e ndenjes,
hapësirat me shumë përdorime do të bëhen gjithashtu pjesë e këtij evolucioni.
Breslin thotë se ka të bëjë me “Më pak formalitet dhe më shumë funksionalitet.
Zyra që ju keni në shtëpi mund të përdoret shumë mirë edhe si dhomë për të ftuarit,
një bodrum I përfunduar mund të përdoret fare mirë si palestër,
garderboba juaj mund të përdoret këndshëm si një ambient leximi dhe relaksi, etj. ”

Interior dizajn i njëtrajtshëm

Përgjatë të njëjtave linja, Christiana Coop, themeluese e Hygge & Ëest,
beson se të kesh një njëtrajtësi në interierin e shtëpisë nuk do të jetë më trend vitin e ardhshëm.
“Askush nuk është i përsosur, kështu që njerëzit shkojnë më tepër drejt
shprehjes së personaliteteve të tyre përmes arredimit të ambientit,
nuk është çudi që të shohim më pak përsosmëri vitin e ardhshëm në arredimin e brendshëm,
” thotë ajo. Në mënyrë të ngjashme, do të ketë më pak projekte të interierit të bazuara vetëm në një pamje ose trend.
“Për shembull, stili bohoo po bëhet më i rafinuar dhe i përzier me element
bashkëkohor I bën hapësirat modern më të ngrohta dhe të përziera me element vintage.”

Më shumë, më mirë

Më shumë nuk do të jetë më mirë ne dekadën e ardhshme,
sipas arkitektit të interierit të Los Anxhelos, Delta Ëright.
“Gjithçka e tepruar [mjaft më]. Mjaftueshëm e tepruar,
duke përdorur edhe elementët jo të vërtetë (bimët artificiale, pellushet artificiale)
për hir të të krijuarut impakt.
I njëjti rregull vlen edhe për objektet dekorative të cilat nuk duhet të jenë të shumta në numër.
“Më pak është më mirë. Gjithmonë, ”thotë ajo.
Nëse keni shumë objekte dekorative,
është më mirë ti ndryshoni ato dhe pastaj ti rifreskoni sezonalisht.

Burimi:Forbes



Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *