Ja disa nga trendet, të cilat këtë vit priten të jenë në qendër të vëmendjes dhe do t’i shikoni në shumë dizajne, sipas projektuesve tanë.
Periudha e viteve të fundit, sidomos pandemia ka ndikuar në stilin e interior design. Me izolimin në shtëpi gjatë pandemisë dëshira për komfort dhe rehati është vënë e para në dizajnin e çdo shtëpie, pasi shtëpitë morën një vlerë të re dhe të madhe. Shtëpitë tona duhet të na frymëzojnë dhe të ushqejnë një ndjenjë pozitive tek ne dhe kjo mund të shprehet në shumë mënyra të ndryshme për njerëz të ndryshëm.
Për të përcaktuar se çfarë stilesh, ngjyrash dhe materialesh mund të presim të shohim më shumë gjatë këtij viti, ne pyetën profesionistët e industrisë së interior design. Këto janë 5 prirjet kryesore të dizajnit të shtëpive, që ekspertët thonë se janë gati të jenë kudo.
Nuancat e Jeshiles
Të gjitha indikacionet tregojnë se jeshilja dhe tonalitetet e saj do të jenë ngjyra më “IN” e vitit. Kjo shpjegohet sepse ngjyra jeshile, të jep ndjesinë e relaxit dhe të natyrës, duke rikrijuar një lidhje me mjedisin e jashtëm. Duke qenë se Covid-19 na mbylli në shtëpi, ne vendosëm të sjellim natyrën brenda.
Linjat jo të drejta
Tek mobiljet, dekoret dhe në arkitekturë format e prera dhe katërkëndëshe po i lëmë pas, duke u fokusur më shumë tek linjat e buta dhe jo të prera. Ky trend po lulëzon, sepse këto forma jo të rregullta dhe të buta, na japin ndjesinë e komfortit dhe sigurisë, më shumë se format e prera perfekte katrore ose drejtëkëndore. Tani e gjithë bota po rimëkëmbet nga kriza botërore e Covid dhe ajo ekonomike, për këtë arsye mobiljet, dizajni i brendshëm, dritat, etj, duhet të kenë një impakt pozitiv dhe të ngrohtë në jetën tonë.
Neutralet e Ngrohta
E bardha perfekte, ngjyra gri e fortë dhe e ftohtë, kanë qënë të preferuar për vite me rradhë, pasi japin një pamje të pastër dhe bashkëkohore, por preferencat këtë vit po drejtohen më shumë tek ngjyrat neutrale të ngrohta. Këtë vit prisni t’i shikoni shumë këto ngjyra.
Bashkimi i antikeve me modernen
Në vend që të gjitha orenditë t’i marrin të reja, njerëzit gjithnjë e më shumë po drejtohen tek sendet antike. Duke i kombinuar ato me orenditë moderne krijohet një stil unik dhe i veçantë. Mund të jetë një sfidë për të shkrirë sëbashku këto orendi nga epoka të ndryshme, por nëse i zgjidhni me kujdes do të krijoni diçka me të vërtetë speciale.
Elementët natyral
Elementët natyral janë elementë, të cilët në 2022, do të jetë në çdo shtëpi dhe çdo hapësirë. Përveç luleve dhe bimëve natyrale, këto elementë përfshijnë edhe forma, tekstura, ngjyra, të cilat ju mund t’i gjeni dhe në natyrë. Zgjidhni materialet që gjenden në natyrë si, druri, guri, lëkura dhe do të krijoni një hapësirë moderne të përshtatshme për vitin 2022
Këto janë 5 trendet, të cilët në 2022 po lulëzojnë