Arredimet për festa: ku të gjejmë dekoret festive?
Festat e fundvitit janë në prag dhe gjithsecili prej nesh kërkon që shtëpia të jetë e ngrohtë,mikrpitësie dhe festive. Tradita e do që të nxjerrim të gjithë ornamentet zbukuruese, dritat, pemën të cilat përcjellin atmosferën magjike. Frymëzohuni në Prestige Home për dekoret e festave dhe transformoni të gjithë shtëpinë.
Më poshtë po listojmë disa nga trendet e dekoreve festive të cilat i gjeni në Prestige Home Center:
Pemët e bardha
Këtë vit largohemi pak nga gjelbërim i përhershëm – pemët e bardha të Krishtlindjeve po i shikojmë kudo në këtë sezon. Ngjyra e bardhë e pemës së Krishtlindjes i përshtatet çdo palete, kështu që mund ta përdorni për ti dhënë një prekje moderne shtëpisë. Dekoret e pemës pavarësisht ngjyrave që do të zgjidhni do të përshtatën më së miri me pemën tuaj të bardhë.
Kuzhina vintage
Pjesët e kuzhinës vintage janë trendi më i nxehtë i festave të vitit 2022. Me një rritje prej 85% në kërkimet për pjatat dhe serviset vintage dhe një rritje prej 30% në kërkimet për dekor retro, mund të prisni të shihni shumë pjesë dekori të këtij stili të bukur. Ky trend ka të bëjë me përqafimin e stileve të ndritshme, retro nga vitet ’50 dhe ’60. “Nga tasat unikë të përzierjes deri te kavanozët e biskotave ky trend është i përsosur për të sjellë nostalgji dhe personalitet në shtëpinë tuaj këtë sezon festash.
Shtëpi komode dhe estetike
Koha e qëndriimit në shtëpi rritet gjatë festave dhe secili po i jep hapësirave të tyre një atmosferë komode dhe mikpritëse. Dhe tani, estetika po zë vend në dekorimin dhe planifikimin e festave. Njerëzit po krijojnë kënde festive apo elementë në shtëpi të cilat lidhen estetikisht bukur me pjesën tjetër të arredimit të shtëpisë. Merrni batanijet tuaja të buta me motive festash, shtroni një tapet të ngrohtë me ngjyra festive nga Pierre Cardin vendosni muzikën klasike të Krishtlindjeve dhe kaloni sezonin duke festuar në shtëpi.
Dekor nostalgjik
Dekori i festave i frymëzuar nga retroja ka bërë një rikthim të madh gjatë viteve të fundit. Tonet ikonike të ornamenteve Shiny Brite, të njohura për herë të parë në vitet 1950, aq të kërkuara këtë vit i gjeni në Prestige home. Kur blini dekore festive vintage, jo vetëm që merni diçka unike të veçantë, por blini në mënyrë të qëndrueshme duke i dhënë jetë të gjatë artikullit. Në Instagram ka më shumë se 875,000 postime të etiketuara me #vintagechristmas, ndaj ejani në Prestige Home dhe blini dekore festive, në trend dhe cilësore.
Dekore festive me ngjyra
Dekori më i mirë i Krishtlindjeve është ai që përputhet me skemën tuaj ekzistuese të ngjyrave. Nuk është e nevojshme të përdorni klasiket të kuqe dhe jeshile, nëse kjo nuk është estetika juaj normale gjatë gjithë vitit: e bardha, e zeza, bluja, ngjyrat natyrale të drurit dhe ngjyrat e tjera neutrale mund të duken po aq festive sa ngjyrat më tradicionale të Krishtlindjeve.
Frymëzohuni nga natyra
Gjatë viteve të fundit, blerësit kanë kërkuar gjithnjë e më shumë mënyra për t’u lidhur me natyrën si një formë largimi nga jeta e vrullshme e qytetit. “Pra, nuk është cudi të shkoni drejt dekorit magjik, të frymëzuar nga natyra këtë sezon festash dhe të sillni idenë e pyllit të magjepsur në oborrin tuaj.
Ku ti gjeni dekoret e festive?
Vendi më i mirë në Tiranë ku mund të gjeni të gjitha dekoret festive është Prestige Home Center. Pranë prestige Home do të përjetoni magjinë e festave me ofertat më të mëdha të vitit për dekoret festive cilësore të markave më prestigjoze. Eja tani në Prestige Home dhe përfitoni deri në 70% zbritje.