Dulcigno Doors

Brandi Dulcigno Doors në Prestige Home Albania

Dulcigno Doors është brandi më i ri që i bashkohet brandeve  të Prestige Home Albania. 

Qendra tregtare që i dedikohet arredimit të shtëpisë nga A në Zh së fundmi sjell në Shqipëri dhe brandin e mirënjohur ndërkombëtar të dyerve të brendshme për shtëpi, hotele, hapësira komerciale si dhe objekte të ndryshme, Dulcigno Doors.

Modelet më të vecanta të dyerve, custom made, me materialet më cilësore, të gjitha punohen sipas kërkesës së klientit me standartet më të larta. 

Ne çdo ditë hapim e mbyllim dyer pa ju dhënë shumë rendësi pamjes apo modelit të tyre. 

Një derë e Dulcigno Doors është e pamundur të kalohet pa u vënë re

Dulcigno Doors ofron variacione të ndryshme dyersh me materiale të ndryshme në varësi të ambientit ku ato do të vendosen.

Si është shtëpia juaj? Moderne, tradicionale, kontemporane, shtëpi në det apo në mal?

Zgjidhni modelin që ju përshtatet më shumë me ambientin tuaj. Dyert që ju do të zgjidhni do të punohen me profesionalizëm me dizajn të personalizuar dhe me cilësinë më të mirë të lëndëve të para. 

Realizoni të gjithë projektin e shtëpisë tuaj vetëm në Prestige Home Albania. 

Prestige Home Albania e gjithë shtëpia juaj!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.