Projektimi dhomës së bebes është një proces argëtues dhe emocionues. Eshtë një nga vendimet më të rëndësishme që do të merrni para lindjes së foshnjës tuaj pasi është vendi ku do të kalojë vitet e para të jetës. Me kaq shumë faktorë për t’u marrë parasysh, mund të pyesni veten nga t´ia filloni. Të merni krevatin, komodinat, garderobën, hapësirën e argëtimit, biankeritë? Për të gjitha këto ka menduar Çilek Albania.
Mobilja kryesore të dhomës së bebes është krevati, ndaj le ta filllojmë nga këtu. Në Çilek do te gjeni një gamë të gjerë krevatesh të cilat janë përbërë nga materiale të padëmshme për shëndetin, të sigurta dhe të çertifikuara.
Disa nga linjat e krevateve që do të gjeni në Çilek pranë Prestige Home Albania:
Krevat i linjës Baby Cotton


Krevati Baby Cotton mund të regullohet në 3 nivele lartësie. Parmakët anësor janë prodhuar me standarte të larta për sigurinë e foshnjës. Eshtë i përshtatshëm për moshën 0-3 vjeç. Produkti, i cili ka prioritet sigurinë e foshnjës dhe qetësine mendore te nënës, siguron një nivel të lartë mbrojtjeje me parmakët dhe qoshet e tij të rrumbullakosura. Permasat e krevatit janë 70×140 cm dhe kapaciteti mbajtës maksimal prej 20 kg.
Krevat i linjës Natura Baby


Krevati Natura Baby ka sirtar dhe niësi rafti, është i përshtatshëm për t’u përdorur për një kohë të gjatë ndërsa fëmija rritet. Ju mund t’i ruani rrobat, pelenat, peshqirët ose çarçafët e foshnjës tuaj në dy sirtaret në fund të krevatit. Njësia me rafte mbrapa sirtarëve është e dobishme për sendet që dëshironi të keni pranë në cdo kohë dhe shërben si vend ndërimi për bebe. Ju lejon të ndryshoni pelenat e bebes pa shkuar shumë larg nga krevati. Nëse dëshironi, mund të hiqni edhe bllokun e sirtareve dhe ta përdorni vecmas. Këndet e krevatit janë të rrumbullakosura për sigurinë e foshnjës tuaj.
Krevat i linjës Montes White


Dimensionet e brendshme të shtratit janë 60×120 cm. Ka ashensorë për dy nivele shtrati. Është projektuar teknikisht në përputhje me standardet TUV GS (Europiane), duke përfshirë sigurinë, shëndetin, kushtet ergonomike. Materialet e përdorura në produkt janë pa plumb. Është i përshtatshëm për moshën 0-3 vjeç. Kapaciteti maksimal mbajtës është 20 kg.
Krevat bebi Mini


Dimensionet e brendshme të shtratit janë të dizajnuara si 50×100 cm dysheku (50x100x7 cm). Niveli i shtratit të produktit rregullohet në 3 lartësi të ndryshme. Rregullimi i lartësisë mund të bëhet sipas muajve të rritjes së foshnjes. Eshtë projektuar në përputhje me standardet TSE përsa i përket sigurisë, shëndetit dhe ergonomisë. Të gjitha materialet e përdorura në produkt janë pa plumb. Mbi krevat mund të montohet tyl. Eshtë i përshtatshëm për kapacitet maksimal mbajtes 18 kg. Krevati Mini Baby, i cili shoqëron gëzimet e jetës së familjeve dhe ëndrrat më të ëmbla të foshnjave, i ndihmon ata të flenë rehat dhe të lumtur.
Këto janë vetëm disa nga linjat e krevateve të dhomave për bebe. Përvec tyre në Çilek pranë Prestige Home Albania do të gjeni shumë lloje të tjera si Loof baby, Romantica Baby,Mocha baby, princess Baby, Rustic white etj. Ajo që do ta bëjë më të lehtë zgjedhjen tuaj është fakti që këto linja nuk vijnë vëtëm me krevatin. Linjat e dhomave baby përfshijnë, garderobë, komodinë, mobilje ndërrimi etj. Ju mund të zgjidhni të merni të gjithë linjën e të arredoni të gjithë dhomën menjëherë ose të zgjidhni vetëm atë që ju nevojitet.
Gjithcka që i duhet dhomës së bebit tuaj e gjeni ne Çilek pranë në Prestige Home Albania.