Dekor per Shtepi

Dekor për Shtëpi Trendet Pranverë 2023

Pranvera është një periudhë rinovimi. Pamja jonë, shtëpia, garderoba, kompiuteri, makina gjithçka kërkon një rifreskim në këtë stinë. Le të ndalemi pak tek Interior dizajni i shtëpisë. Ndryshoni pamjen dhe ndjesinë e shtëpisë tuaj këtë pranverë. Detajet e dekorit për shtëpi këtë pranverë mund të jetë aq i thjeshtë sa një vazo me tulipanë në një dritare, një tavolinë e bukur pranverore, një ngjyrë e re muri, një perde e re ose shtimi i më shumë bimëve jeshile. Le të largojmë dimrin me këto ide dekori për pranverë.

 

Dekor për Shtëpi nga Sezon Dekor

 Mbi tavolina vendosni vazo qelqi ose vazo kristali me lule natyrale ose degë jeshile. Merni lule të pemëve të stinës si lulet e kubullës ose lulet e qershisë dhe fusni pranverën brenda në shtëpi. Vazot me forma moderne, që më shumë se vazo duken si vepra artit ë cilat përshtaten me çdo lloj stili arredimi në ambientin tuaj i gjeni në Sezon Dekor pranë Prestige Home Center. Shtoni delikatesë dhe finesë në çdo ambient të brendshëm apo të jashtëm me vazot e Sezon Dekor.  

Lyeni Shtëpinë

Lyerja e mureve të shtëpisë jo domosdoshmërisht ka lidhje me dekorin për shtëpinë. Lyerja e mureve i jep ambientit një ndjesi freskie në çdo stinë. Zgjdhni një ngjyrë të bardhë për të shtuar dritë dhe finesë në ambient. E bardha i jep një ndjesi minimaliste edhe arredimit pavarësisht nga stili që keni. 

Shtimi i një shtrese me bojë të freskët pastel kombinuar me mobiljet e bardha të Çilek Albania i jep dhomës për bebe një ndjesi të ndritshme dhe të freskët që është e përshtatshme për pranverën.

Dekor për Shtëpi nga Dage Perde

Perdet janë një nga elementët kryesore të dekorit për shtëpi. Ato sjellin finesën elegancën, nxjerrin në pah dizajnin e brendshëm, janë ato që sjellin elementin dritëhije. Zgjidhni materiale të freskëta të lehta të bardha si linoja me ngjyra pastel ose dizajne florale për shtëpinë këtë pranverë në Dage Perde. Zgjidhni mes qindra dizajnesh e materialesh në showromin më të madh të perdeve në Shqipëri. Në Prestige Home Center do të gjeni Dage Perde për ti dhënë shtëpisë freskinë e duhur këtë sezon.

Dekor për Shtëpi nga La Forchetta

Mendoni sa e bukur do të duket dekori i shtëpisë tuaj me setet e koleksionit të ri të La forchetta. Shtroni një tavolinë pranverore me setet delikate të pjatave prej kristali me nuanca të blusë, të së gjelbrës dhe Goldit dhe menjeherë pranvera do të vijë në shtëpinë tuaj. Çoni kënaqësinë e kafesë në nivelin më të lartë me të dashurit ose familjen tuaj. Seti i filxhanit, i cili tërheq vëmëndjen me opsionin e ngjyrës rozë, do të shtojë elegancën e kuzhinës tuaj.

Rifreskoni Dhomën e Gjumit

Një rifreskim i dhomës së gjumit mund të jetë i thjeshtë sa ndryshimi i carcafëve dhe mbulesave apo dhe më thelbësor sa ndryshimi i krevatit apo dyshekut.Krevatin apo dyshekun nga @dorelanalbania ? Përse jo të dyja! Krevati Sharpei Box është ndër më të preferuarit. Komoditeti maksimal dhe dizajni modern e bëjnë këtë krevat unik. Çdo gjë Made in Italy që nga koncepti, materialet apo çertifikimi. Ndaj eja në Prestige Home Center dhe zgjidh cilësinë premium në Dorelan. Dyshekët dhe krevatet simbol të komoditetit dhe dizajnit do ti japin shtëpisë tuaj freskinë që meriton këtë pranverë.

Dekori për ambientet e brendshme dhe të jashtme që ju nevojitet këtë pranverë do ta gjeni në Prestige Home Center. Ne përmendëm vetëm një pjesë, për më shumë vizitoni showroom- et në adresën:  

Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 AL, Km. 12, Vorë)

Prestige Home Center e gjithë shtëpia juaj. 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.