Organizimi është thelbësor për një shtëpi të rehatshme. Ne nuk po themi që të gjithë të ndryshojmë mënyrën tonë të jetesës dhe të bëhemi të fiksuar pas rregullimit të shtëpisë, por nuk mund të mohohet ndjenja qetësuese e një shtëpie të mirëorganizuar dhe pa rrëmujë. Organizimi i mirë i shtëpisë mund të duket si një detyrë e frikshme. Të gjithëve na ka ndodhur kjo gjë: Dollapët duken të çrregullt; ka shumë libra, letra në vende të rastësishme; ka ‘gjëra’ që nuk përshtaten aty ku janë vendosur, etj, të gjitha këto përciellin një stres të pavetëdijshëm në mendjen tonë.
Duke folur për më pak stres … është e lehtë të shihet se si rrëmuja vizuale dhe një shtëpi të çorganizuar mund të jetë stresuese. Psikologjikisht, kur ne shikojmë më shumë “gjëra” (të themi një tavolinë të çrregullt) truri ynë ka më shumë gjëra, të cilat duhet t’i procesojë. Kjo sjell një “ngarkesë” e cila mund të shkaktojë stres mendor. Pra, nga ana tjetër, organizimi dhe mbajtja e dhomave të pastra mund të ketë efekte të mëdha pozitive në nivelet tona të stresit!
Për t’ju ndihmuar ne anketuam projektuesit tanë tek Prestige Home për këshillat e tyre të organizimit. Lexoni disa nga këshillat e tyre.
Organizimi i hyrjes së shtëpisë
Salla e hyrjes është ndalesa e parë në shtëpi, kështu që duhet të bëjë një përshtypje të rregullt sepse vendos tonin për pjesën tjetër të hapësirës tuaj. Provoni këto ndryshime të thjeshta organizimi, për të cilat projektuesit tanë te Prestige Home ju premtojnë se funksionojnë.
Vendos një mbajtëse këpucësh. Kjo është një mobilje, që çdo shtëpi duhet ta ketë. Ndihmon në mbajtjen e organizuar të shtëpisë dhe pastërtisë së saj. Tashmë këpucët e papastra nuk do t’i çoni në dhomat e tjera të shtëpisë. Tek Prestige Home mund të gjeni mbajtësen e këpucëve perfekte dhe projektuesit tanë, do t’ju ndihmojnë si ta kombinoni.
Vendos një prift. Nëse nuk e keni akoma, çfarë po prisni për ta vendosur? Ai do t’ju shpëtojë jetën, shtëpija juaj do të jetë më e organizuar dhe ju do ta keni shumë më të lehtë dhe praktike për të marrë pallton tuaj kur dilni, ose për ta lënë kur futeni në shtëpi. Nëse po kërkoni për një prift të përshtashëm për dhomën tuaj ne ju rekomandojmë të vizitoni tek Prestige Home, Nills Furniture.
Organizimi i dhomës së gjumit
Rrëmuja në dhomën e gjumit prish mirëqenien tuaj të përditshme. Në fund të fundit, ai është vendi ku pushoni dhe rifilloni ditën tuaj. Këto këshilla organizimi do ta bëjnë dhomën t’ju ofrojë rehati dhe qetësi.
Thjeshtoni komodinën tuaj të natës. Organizoni komodinën e krevatit me gjërat thelbësore, që nuk përfshijnë teknologji, si një vazo të bukur ose mbajtëse bizhuterish. Ideale është një komodinë me sirtar, ku ju mund të vendosni brenda telefonin tuaj dhe të pushoni të qetë gjatë natës.
Një dollap më i madh. Kur blini në fillim dollapin tuaj, ai është perfekt dhe madhësia e tij ju përshtatet, por me kalimin e muajve, ju blini rregullisht rroba të reja dhe ai duket i tej mbushur dhe jo i rregullt. Organizimi i mirë i veshjeve do t’ju bëjë të ndiheni më rehat dhe ndikon në pamjen e përgjithshme të dhomës. Për këtë arsye projektuesit tanë, rekomandojnë, të merrni një dollap më të madh.
Të gjitha këto janë ndryshime, të cilat do t’ju ndihmojnë të organizoni shtëpinë dhe ta mbani atë më pastër me më pak mundim. Ne ju rekomandojmë të vizitoni Prestige Home dhe dyqanet e saj si, Nills Furniture, Sezon Dekor, Pierre Cradin dhe shumë të tjera, ku ju mund të gjeni gjithçka që ju duhet për shtëpinë. Gjithashtu Prestige Home ju ofron projektim falas, projektuesit do t’ju ndihmojnë ta arredoni shtëpinë tuaj me stil, dhe sa më praktike.