Dhuro Gjak dhuro një buzëqeshje më shumë

Stafi i Prestige Home Center dhuron gjak nën moton: `Dhuro gjak, dhuro një buzëqeshje më shumë`!

Ne në Prestige Home Center jemi krenarë, që stafi ynë përveç përkushtimit të përditshëm, që ka në plotësimin e detyrave dhe plotësimit të kërkesave ndaj klientëve, gjithashtu është i ndërgjegjshëm ndaj nevojave të komunitetit. Më 20 tetor ne ju bashkuam aktit njerëzor dhe privilegjit për të dhuruar gjak.

Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar ju bashkuam nismës së dhurimit të gjakut në ambientet e Prestige Home Center, duke kontribuar kështu në përmirësimin e jetës së qindra njerëzve në nevojë.

Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të shpëtuar jetë

Mijëra njerëz kanë nevojë për transfuzion gjaku çdo vit. Disa mund të kenë nevojë për gjak gjatë operacionit, të tjerë varen prej tij pas një aksidenti ose kanë sëmundje, që kërkon sasi të caktuara gjaku. Dhurimi i gjakut i mundëson të gjitha këto. Nuk ka asnjë zëvendësues për gjakun e njeriut – të gjitha transfuzionet përdorin gjak nga një dhurues.

Në vendin tonë nevojat për gjak janë rreth 30.000 njësi gjak ndërkohë, që mblidhen rreth 20.000 njësi.
Janë rreth 300 pacientë me talasemi, që marrin gjak çdo muaj, pa llogaritur të aksidentuarit, që kanë nevojë urgjente për gjak, apo pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Burimi Kryqi i Kuq Shqiptar

Ne jemi jemi të lumtur që mbështesim Kryqin e Kuq Shqiptar dhe inkurajojmë jo vetëm punonjësit, por edhe furnitorët, klientët e këdo tjetër, i cili i përket grupmoshës 18- 60 vjeç dhe që gëzon shëndet të plotë, ti bashkohet kësaj nisme duke dhuruar gjak.

Është një proces i thjeshtë, por rezultati është madhor – mundësia për të bërë një ndikim pozitiv, tek njerëzit që kanë nevojë.

Dhurimi i gjakut është një akt solidarizues, i cili jo vetëm ndihmon për të shpëtuar jetë, por dhe një proces i shëndetshëm për organizmin tonë. 

Le të përpiqemi së bashku për të dhuruar gjak të sigurtë për të plotësuar sa më shumë nevojat në bankat e gjakut Shqiptare

Stafi ynë e ka kthyer tashmë në traditë këtë akt human. Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi pranë komuntetit me kauza të tilla sociale për të dhënë kontributin tonë. Gjithashtu shpresojmë të ndikojmë në ndërgjegjësimin e shoqërisë, sidomos të të rinjve dhe të kemi një ndikim pozitiv në çështje, që prekin nevojat njerëzore si sot ashtu edhe në të ardhmen. Dhurojmë gjak, dhurojmë një buzëqeshje më shumë!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.