Dyeshekët Magniflex! Certifikimi OEKO –TEX përse është kaq i rëndësishëm?

Prestige Home Center është qendra tregtare e dedikuar tërësisht linjës home. Aty do të gjeni gjithcka i nevojitet shtëpisë tuaj me cilësinë më të mirë dhe komoditetin maksimal. Ndër markat më prestigjoze që do të gjeni në Prestige Home është edhe Magniflex.

Të flesh mirë është sigurisht një kënaqësi, por edhe më shumë, është një nevojë themelore e trupit.Magniflex është marka lider që sjell në shqipëri ekselencën italiane me një gamë të gjerë të dyshekëve, jastëkëve, krevatëve, zgarave të krevatit, aksesorëve, etj.

Cilësia Magniflex është e certifikuar në të gjithë botën.

Kontrolli i cilësisë që kryen Magniflex si pjesë e proceseve të tij të prodhimit fillon me zgjedhjen e lëndëve të para dhe zgjedhjen e furnitorëve Made in Italy. Kontrolli i cilësisë vazhdon gjatë gjithë ciklit të prodhimit, me cilësinë e produktit që kontrollohet deri në nëntë herë të ndryshme. Bashkëpunimi i ngushtë me një mori institucionesh ndërkombëtare të certifikimit, të tilla si: ACA – Shoqata Amerikane e Kiropraktikës, AJA dhe UKAS, Universiteti i Firences, ose Instituti për Certifikimin Etik dhe Mjedisor, është një garanci e rëndësisë që kompania i kushton ndjekjes së cilësisë më të mirë.
Ndër certifikimet më të rëndësishme, të marra nga Magniflex, për të cilin kompania është veçanërisht krenare në fushën e teknologjisë së gjelbër, është OEKO-TEX dhe GOTS (Global Organic Textile Standard).

Cfarë është OEKO-TEX dhe përse është kaq i rëndësishëm?

gjume

STeP (prodhimi i tekstilit të qëndrueshëm). Ky Certifikim është një sistem vlerësimi i cili siguron zbatimin e standardeve të larta dhe praktikave më të mira në menaxhimin e performancës së tij mjedisore, përgjegjësisë sociale, cilësisë së prodhimit dhe mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve.

OEKO-TEX dëshmon se materialet e përdorura janë 100% të padëmshme për njerëzit dhe mjedisin, pra nuk ka toksina në përmbajtjen e tyre.
Ky certifikim lëshohet nga Instituti OEKO një ndër institucionet më të rrepta në botë për kontrollin.
Për tu kujdesur për shëndetin tuaj dhe të familjarëve tuaj, duhet ti kushtoni patjetër rëndësi certifikimit OEKO TEX.
Instituti OEKO është transparent dhe i hapur për këdo që mund të interesohet për të vërtetuar nëse dysheku i tij është i çertifikuar.
Magniflex sjell më të mirën për klientët e saj! E gjeni në Prestige Home Center, Autostrada Tr-Dr, km 12.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.