Dorelan

Dyshekët Dorelan në Prestige Home

 Kush zgjedh Dorelan zgjedh gjumë më të mirë, zgjedh mirëqenien. Brandi i mirënjohur Italian Dorelan i cili prodhon dyshekë, shtretër, bazamente krevatesh, jastëkë dhe aksesorë mobilimi vjen më në fund edhe në shqipëri. Ky brand ka  reputacion të njohur në të gjithë botën dhe sot dyshekët Dorelan zgjidhen nga arreduesit dhe dyqanet më të mira. Më shumë se 2000 dyqane në botë shesin produktet Dorelan,këto produkte vijnë si një vlerë e shtuar për shqipërinë  pranë Prestige Home Albania. 

Cfarë e dallon nga markat e tjera të dyshekëve? 

Vitet e fundit tregu shqiptar është tejmbushur me oferta dyshekësh. Kur ka aq shumë për të zgjedhur përse duhet të zgjedhim Dorelan? Cfarë e diferencon nga të tjerët?

Përgjigjia qëndron në parimet në bazë të së cilave këto produkte prodhohen: Për të përmirësuar jetën e njerëzve sot, nesër, gjithmonë. Kjo  falë kulturës së gjumit, angazhimit, njohurive dhe teknologjisë së avancuar  të përdorur në prodhim . Falë punës së përditshme dhe vendosmërisë me të cilën ndiqen këto parime.  Kjo është ajo që Dorelan bën  dhe do të vazhdojë të bëjë, me pasion dhe përkushtim, duke u dalluar përgjithmonë për cilësinë e detajeve, duke shmangur rrugët e shkurtra dhe zgjidhjet e gatshme.

Shumë e zgjedhin për ofertat ekskluzive për sistemet e dhomave të gjumit. Ky është një demonstrim i madh besimi nga klientët i cili  shpërblehet me produkte të vecanta me një vlerë të shtuar superiore. 

Cfarë do gjeni në Dorelan pranë Prestige Home

Dyshekë – Dizajn italian me cilësi të lartë të lëndëve të para dhe teknologji bashkëkohore në prodhim. Ofron  mbështetje të fuqishme dhe elasticitet për një pushim të plotë.  Zbuloni këtu të gjithë koleksionet e dyshekëve për një eksperiencë unike mirqenieje. 

Krevate– Dizajnet më unike të krevateve 100% italiane i gjeni në Dorelan.Eksploroni këtu të gjithë modelet e krevateve. 

Baza për krevatë– Zgjidhni bazën e duhur  për krevatin tuaj.Bazë  që optimizon performancën e çdo dysheku, duke siguruar mbështetje elastike dhe cilësi të njëtrajtshme pushimi në të gjithë sipërfaqen e pushimit.

Jastëkë-Jastëkët Air memory janë jastëkët e duhur për një gjumë të qetë dhe cilësor. 

Aksesorë- Mbulesat për dyshekë, jorganë, sete për udhëtime e shumë aksesorë të tjerë i gjeni vëtëm në Dorelan. 

Këto dhe shumë më tepër do ti gjeni  Pranë Prestige Home Center. Na vizitoni për të zbuluar koleksionet më të fundit dhe ofertat më të mira të dyshekëve dhe të gjitha produkteve të tjera të Dorelan. 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.