Miele, elektroshtëpiaket e cilësisë premium në Shqipëri i gjeni pranë Prestige Home Center.
Miele është një markë gjermane, lider në botë për prodhimin e pajisjeve të kuzhinës dhe lavanderisë për përdorim rezidencial dhe komercial. Kompania prodhon elektroshtëpiake të qëndrueshme, me performancë të lartë, konfigurime të ndryshme fuqie, si dhe opsione për funksionim me gaz, energji elektrike dhe të kombinuar. Linja e plotë e pajisjeve të Miele përfshin lavatrice, furra, aspiratorë, mikrovalë, frigoriferë, lavastovilje, tharëse, hekur, pjanura dhe aksesorë të ndryshëm për të gjitha produktet.
Kategoritë më të Kërkuara të Pajisjeve Elektroshtëpiake Miele
LAVATRICE– Kurseni ujë, energji dhe kohë me lavatrice Miele. Linjat e Miele ofrojnë modele me dizajne dhe veçori unike. Panel kontrolli MTOUCH, është ekrani inovativ me prekje i markës, cili ju lejon të zgjidhni lehtësisht mënyrën e funksionimit, dizajne ergonomike, tregues digjital te kohës së larjes me vlerësim të energjisë elektrike A+++. Lavatricja MIELE ju përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës.
FRIGORIFER – Miele ofron gjithashtu frigoriferë me cilësi premium me dizajne inovative dhe komode. Opsionet e konfigurimit të frigoriferit të Miele përfshijnë frigoriferë incaso dhe jo incaso, me ngrirës lart dhe poshtë, frigoriferë tek dhe side by side. Frigoriferët side by side ju lejojnë të personalizoni frigoriferin sipas shijes tuaj duke kombinuar dy frigoriferë me madhësi të plotë pranë njëri-tjetrit. Modelet e frigoriferëve in caso me panele ofrojnë një pamje të integruar dhe kanë karakteristika të veçanta, si Smartfresh dhe PerfectFresh për ruajtjen optimale të ushqimit. Teknologjia SmartFresh e Miele me MasterCool lejon frigoriferin të ruajë nivelin e përsosur të temperaturës dhe lagështisë për çdo lloj ushqimi që po ruani. Zona PerfectFresh ruan ushqimin për një periudhë më të gjatë kohe se çdo seksion tjetër i frigoriferit. Miele ka gjithçka për shtëpinë moderne dhe kuzhinierin modern.
FURRA – Miele prodhon furra me teknologji inovative.Gama e gjerë e furrave përmban dizajne me 3 dyer me M-Touch dhe sirtarin e ngrohjes i cili hapet me prekje. M-Touch është ekrani inovativ me prekje i markës, i cili ju lejon të zgjidhni lehtësisht mënyrën e dëshiruar të funksionimit për furrën tuaj. Furra krenohet me veçori edhe më unike, të tilla si MoisturePlus që rrit lagështinë në furrën tuaj për të parandaluar tharjen e ushqimit. Sensorët elektronikë për kontroll të saktë të temperaturës sigurojnë rezultatet optimale të gatimit.
HEKUR HEKUROSJE – Përfitoni rezultate të përkryera të hekurosjes së rrobave me hekurin e hekurosjes Miele. Modelet e hekurit me avull me presion 4 bar, me aksesorë të vecantë për rifreskimin e rrobave të varura, si fustanet e veshjet formale,me funksion infuzioni avulli mër rrobat delikate si kashmiri. Hekuri miele është pjesë e dizajneve multifunksionale që ju lejon të hekurosni cfarëdo lloj rrobe me rezultate të shkëlqyera.
PJANURA – Pjanurat miele me gaz dhe me energji elektrike mund të integrohen me cfarëdo lloj materjali dhe me të gjitha llojet e furrave. Teknologjia e gatimit HighLight me rezistenca për nxehje të shpejtë, tastiera me komandim me prekje,sensorët e kontrollit,treguesit e nxehtësisë së mbetur për çdo vatër në panelin e kontrollit dhe funksionalitete të tjera i bëjnë pjanurat MIELE të lëhta në përdorim, dhe sigurisht të përftoni gatime cilësore.
EKSPRES KAFEJE– Ekspresët e kafes jo incaso miele për përdorim shtëpiak dhe zyra ofrojnë përgatitjen e pijeve të ndryshme si kafe e shkrurtër/gjatë, latte macchiato, cappuccino, caffé latte, kafe e shtrydhur, kafe me qumësht, espresso macchiato, cappuccino italiano,qumësht i ngrohte, shkumë qumështi etj.
FSHESA ME KORENT– Pastrim i zgjuar, fleksibël dhe plot energji. Miele ju lejon të arrini në thellësinë maksimale të pluhurit me fshesat e saj të fuqishme. Zbuloni lehtësinë e pastrimit me inovacionin dhe sistemet e avancuara të pastrimit dhe fuqinë thithëse optimale.
Këto e shumë elektroshtëpiake të tjera i gjeni pranë PRESTIGE HOME CENTER. Miele, produkte gjermane për një jetesë më të mirë.