Ide dhuratash për miqtë, të cilët u futën në një shtëpi të re

Keni të afërm, të cilët po futen në një shtëpi të re dhe dëshironi t’i bëni një dhuratë, por nuk dini se çfarë?  Në këtë artikull do t’ju ndihmojmë të gjeni dhuratën e duhur. 

Sjellja e një dhurate kur një mik zhvendoset në një shtëpi të re, është një traditë, e cila nderohet në shumë kultura anë e mbanë botës. Këto dhurata kanë si qëllim të jenë funksionale dhe të bukura, për të përcjellë gëzim dhe pozitivitet në shtëpinë e re. Këto dhurata duhet të përmbajnë kuptim dhe të jenë simbolike, për ta kthyer shtëpinë në një vend komod dhe të rehatshëm. 

Prandaj nëse jeni të ftuar në një festë për shtëpinë e re, ose thjesht po e vizitoni vetë si një mik, duhet të keni patjetër dhe një dhuratë me vete. Mund të jetë diçka tradicionale ose unike: diçka e përgjithshme ose diçka e personalizuar, nuk ka rëndësi që të jetë një dhuratë specifike, e rëndësishme është që të jetë një dhuratë, që marrësi do ta vlerësoje.  

Të gjesh dhuratën e duhur për miq që ja njeh preferencat është e thjesht, por nëse nuk e dini se çfarë pëlqejnë atëherë mund të jetë një detyrë e vështirë. 

Për t’ju ndihmuar në këtë situatë, kemi mbledhur disa ide, të cilat do t’ju ndihmojnë. 

Shportë dhuratë

Një shportë me dhurata ju jep mundësinë të kombinoni dhurata të ndryshme ( zgjidhja perfekte kur nuk mund të vendosni se çfarë do të bëni dhuratë dhe keni disa alternativa). Për shembull ju mund të krijoni një kombinim me ëmbëlsira, verë, djathra të ndyshëm, ose një kombinim me produkte kozmetike, paketa spa-je, etj. E rëndësishme është që marrësi të jetë një dhuratë të vlefshme. 

Vepra Arti 

Piktura të veçanta, statuja të gdhendura, punime druri, ose pjesë të tjera arti, të cilat do t’i shtojnë bukuri dhe stil shtëpisë. Pikturat të cilat varen në murë janë një dhuratë që rekomandohen më së shumëti, sepse ndihmon pronarët e shtëpisë të dekorojnë dhe pjesën e mbetur të mureve. Gjithsesi, veprat e artit janë një dhuratë, të cilat duhet t’i bëhen atyre miqve që i njihni mirë dhe e dini se do t’i pëlqejnë, pasi siç e dini arti është subjektiv dhe jo të gjithë kanë të njëjtën preferencë. 

Qirinj 

Qirinjtë japin dritë dhe kënaqësi, kështu që ato janë një dhuratë e mrekullueshme për shtëpi. Qirinjtë kanë simbol pozitiv dhe kombinuar me shandanë të bukur prej qelqi ato bëhen një dhuratë madhështore. 

Elektroshtëpiake   

Me elektroshtëpiaket nuk mund të jeni asnjëherë gabim, ato janë një dhuratë perfekte, sepse janë të rëndësishme dhe funksionale, miqtë tuaj do ta vlerësojnë patjetër këtë dhuratë. E bukura e elektroshtëpiakeve është se kanë një gamë të gjerë nga ku ju mund të zgjidhni, mund të jetë një fshesë me korent, një bërës kafeje (express), dhe shumë pajisje të tjera.

Këto ishin disa ide për dhuratën ideale për miqtë, të cilët tashmë kanë një shtëpi të re. Nëse ky artikull ju ka ndihmuar dhe jeni në kërkim të një dhurate, atëherë ju mirëpresim tek Prestige Home qendrën tregtare më të madhe në Shqipëri për dekorin e shtëpiave dhe zyrave.

3 thoughts on “Ide dhuratash për miqtë, të cilët u futën në një shtëpi të re”

  1. Pingback: Është periudha më e bukur e vitit - Pierre Cardin

  2. Pingback: Risitë dhe tendencat e dekorit 2021 - 2022 - Pierre Cardin

  3. Pingback: Ide kreative për dekorimin e shtëpisë për festat e fundvitit - Pierre Cardin

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.