Save the Date! Prestige Home Center feston plot Katër Vjet! Një ditëlindje plot surpriza për t’ju dhuruar një atmosferë magjike!
PRESTIGE HOME, qendra e parë dhe e vetme në Shqipëri e dedikuar ekskluzivisht linjës “HOME” dhe “Interior Design” feston plot katër vjet dhe vjen me një sërë surprizash për JU!
- Sfilatë për ndërgjegjësimin dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi ndryshe, në 3 Qershor ora 18:00, të ftuar artistët Mishela Rapo dhe Klint Çollaku.
- Koncert i madh festiv në 4 Qershor ora 18:00 me të ftuar special mjeshtri i violinçelit Iljard Shaba, grupi legjendar Elita 5 dhe kengetarja e hiteve Xhensila Myrtezaj.
Prestige Home e fokusuar tek stili unik bashkëkohor dhe cilësia, vit pas viti ka shtuar gamën e produkteve, që ofron duke sjellë për Shqipërinë markat më të mira europiane të Interior Design.
Përveç markave të njohura, Prestige Home, këto 4 vjet ka ndikuar pozitivisht në komunitetin lokal, duke hapur shumë vende të reja pune dhe duke e bërë që klientët të gjejnë gjithçka që ju duhet për arredimin e shtëpisë në një vend të vetëm.
Në këtë katër vjetor Prestige Home ofron deri në 50% ulje për të gjitha produktet e markave ekskluzive si:
Pierre Cardin Home, Aran Cucine, Ecolight, Teka, ÇILEK, Sezon Dekor, Gieffe Group, La Forchetta, Dage Perde, Casal, Nills, Vivida, Ariston, Bicaku Stone, Dea Arredim, Wall Art.
Momenti i duhur për të arreduar shtëpinë tuaj, për të rifreskuar mobilimin, apo për dhomën e fëmijëve është pikërisht tani. Deri në 50 % ulje në këtë katër vjetor, oferta është e vlefshme deri në datën 5 qershor.
Këto dhe shumë surpriza ju presin në ditëlindjen e katërt të Prestige Home: Koncerte festive, argëtim dhe oferta çdo ditë.
Një ditëlindje plot surpriza për t’ju dhuruar një atmosferë magjike!
Prestige Home Center ju mirëpret!