Ndiheni të lodhur nga pagjumësia? Pa energji për të vazhduar ditën? Zbuloni disa nga mënyrat, të cilat do t’ju ndihmojnë të flini më shpejt.
Pas një nate të gjatë pa gjumë dhe rrotullimesh në anë të ndryshme në krevat, kur vjen mëngjesi zgjoheni të lodhur dhe në humor të keq.
Këto probleme me gjumin fillojnë zakonisht kur jemi të stresuar, ose edhe thjesht me kalimin e viteve gjumi ynë ndryshon. Sa më shumë ne të rritemi me moshë aq më shumë orët e gjumit ndryshojnë.
Më poshtë do të gjeni këshilla si të rregulloni pagjumësinë dhe orarin e gjumit:
Bëni ushtrime
Një shëtitje e gjatë në darkë, ose ushtrimet fizike jo vetëm do t’ju ndihmojnë për të mbajtur trupin në formë, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të flini gjumë gjatë natës. Ushtrimet fizike rrisin efektin e hormoneve natyral të gjumit si melatonina.
Ruajeni krevatin tuaj vetëm për gjumë
Mos e përdorni krevain tuaj si një zyrë, duke punuar ne laptop, duke dërguar emaile dhe duke u përgjigjur nëpër telefonata. Në krevat gjithashtu nuk duhet të shihni televizor gjatë natës, sepse krevati nuk duhet të stimulojë veprime, që bëhen për të qëndruar zgjuar, por vetëm veprime që të sjellin ndërmend gjumin. Për këtë arsye duhet ta ruani krevatin tuaj vetëm për gjumë.
Krijoni një dhomë të rehatshme
Eshtë e mahnitshme se si truri ynë ndikohet dhe stimulohet nga objektet përreth nesh. Për këtë arsye është e rëndësishme, që dhoma e gjumit të jetë me mobilje dhe produkte, të cilat të sjellin ndjesinë e relaksit, komfortit dhe sigurisë. Televizori nuk është i vetmi, që na shpërqëndron ambienti përreth luan një rol akoma më të madh.
Për ta bërë dhomën më relaksuese mund të shtoni lule natyrale ose lule jo natyrale, të cilat i ngjasojnë luleve të vërteta. Jastëkë të butë dhe me forma argëtuese. Mbulesa me ngjyra të ngrohta dhe me teksturë të butë, etj.
Shmangni alkolin dhe kafeinën
Nëse doni të hani diçka të vogël para gjumit, vera, kafeja dhe çokollatatat nuk duhet të jenë pjesë e vaktit që po hani. Çokollata përmban kafeinë, e cila është stimulante e pagjumësisë. Madje çuditërisht dhe alkoli ka të njëjtin efekt. Po pini disa gota dhe mendoni se po ju vendos në gjumë, në të vërtetë alkoli është një stimulant, i cili do t’ju bëjë të zgjoheni disa herë brenda natës, ose të flini shumë vonë.
Një krevat dhe dyshek i mirë
Ju mund t’i bëni të gjitha këshillat e mësipërme, por nëse keni një dyshek jo komfort atëherë ato nuk do të kenë një efekt të madh. Dysheku është një vestim, i cili ju kthehet në formën më të mirë, në atë të rehatisë, gjumit të qetë, zgjimit me energji dhe me pozitivitet. Nëse nuk keni një dyshek të përshtatshëm atëherë ka një përqindje shumëtë madhe që do të vuani nga pagjumësia, do të zgjoheni me dhimbje trupi dhe koke.
Ku mund ta gjej një dyshek të mirë?
Përgjigjja e kësaj pyetje është Magniflex. Gjigandin italian të gjumit. Tek Magniflex do të gjeni të gjitha llojet e dyshekëve. Ju mund të jeni një njeri që flini me shpinë dhe ju duhet një dyshek i fortë, ose jeni jë person, i cili flini me bark dhe ju duhet një dyshek më i butë. Magniflex ju ofron një larmishmëri dyshekësh dhe krevatësh nga ku ju mund të zgjidhni atë, që ju përshtatet. Tek Magniflex do të gjeni jo vetëm krevatë, por edhe orendi të tjera, të cilat do ta bëjnë dhomën tuaj të gjumit një oaz magjik relaksi. Magniflex mund ta gjeni tek qendra tregtare Prestige Home.