Ne në Prestige Home Albania të fokusuar tek interior design, përpiqemi t´ju informojmë për gjithcka rreth arredimit të shtëpisë. Ju kemi informuar rreth trendeve, mobiljeve, dekorit, tapetëve…. sot do të ndalemi tek perdet.
Perdet, përveçse janë ndër elementët më të rëndësishëm të dekorit të një ambienti ato kanë një rol tepër funksional në ndriçimin e tij. Perdet janë perfekte në manipulimin e dritës natyrore dhe rigjallërojnë menjëherë një ambient.
Në lidhje me dekorin kur duam të inkorporojmë elementët timeless me ato bashkëkohorë, perdet e arrijnë lehtësisht një ekuilibër ndërmjet tyre.
Perdet duhen porositur pasí të keni planin e arredimit, që të përshtaten si duhet si në cilësi ashtu dhe me stilin tuaj. Hidhini një sy një dhome me perde të montuara me porosi, krahasuar me një dhomë me perde të gatshme. Dallimi midis të dyjave është i dukshëm. Perdet me porosi të japin mundësinë për të ndryshuar në çast ambientin e një dhome pa shpenzuar shumë dhe ofrojnë gjithashtu tipare izoluese. Kjo do të thotë që hapësira juaj do të jetë jo vetëm e bukur dhe praktike, por edhe funksionale e komode.
Ku gjenden perdet më të veçanta në Shqipëri? Dage Perde!
Zgjedhja e perdeve të duhura është e ndërlikuar. Ka shumë për t’u marrë në konsideratë, nga lloji i materialit që do të zgjidhet, tejdukshmëria, gjatësia, ngjyrat, modelet etj. Ka një vend ku të gjitha këto përputhen me njëra-tjetrën dhe do t’jua bëjë zgjedhjen shumë të lehtë. Dage Perde.
Dage Perde, showroomi më i madh i perdeve në Shqipëri gjendet pranë Prestige Home Albania! Aty do të gjeni perde cilësore dhe moderne të përshtatshme për çdo shije dhe ambient. Një showroom që ofron cilësi të jashtëzakonshme me elegancë të detajuar.
Dage Perde sjell koleksionin me një gamë të gjerë të materialeve si hijezuese ashtu edhe errësuese të cilat e veshin ambientin me elegancë dhe stil. Këto materiale kanë veçantinë e tyre dhe secila kontribuon në krijimin e çfarëdo atmosfere apo privatësie. Koleksioni është i punuar në ngjyra dhe materiale të cilat i rezistojnë kohës dhe trendeve. Perdet fillojnë nga ngjyrat neutrale deri tek tonet e errëta të cilat përshtaten me dizajnin klasik dhe atë modern.
Disa nga llojet e perdeve që do t´ju inspirojnë
Perde Noa: Japin ndjesi pozitive për cdo ambient, falë dizajnit të vecantë minimalist që e karakterizon.
Perde Lia: Janë definuar dhe dizajnuar me finesë dhe me materialet më cilësore.
Perde Andres: Këto janë perde me teksturë dhe kanë dizajn apstrakt e kaotik. Kontrasti i ngjyrave është në harmoni dhe i jep ambientit privatësi dhe frymë moderne.
Perde NET: Është perde e punuar me thurje të cilat njxjerrin në pah një tërësi uniforme me paraqitje minimaliste.
Perde Portofino: Janë prej Lino-je kanë teksturë delikate dhe prezantohen në ambient në formë elegante. Perdet prej materiali Lino të cilat i rezistojnë kohës i gjeni në dendësi dhe kompozime të ndryshme në showroom.
Perde Sateen Dimout: Është një perde e krijuar me material special me veti të reduktimit termik të cilat ulin konsumin e energjisë dhe krijojnë privatësi në ambient. Veti për të cilat të gjithë kemi nevojë këtë dimër.
Përveç perdeve në Dage do të gjeni edhe koleksionin e grilave të cilat kanë veti izoluese, zvogëlojnë konsumin e energjisë dhe i japin pamje unike çdo interiori të brendshëm.
Këto dhe shumë më shumë do ti gjeni pranë showroomit të Dage Perde pranë Prestige Home Albania. Ejani dhe zbuloni stilin tuaj të arredimit!