Kur duhet ta ndërrojmë Dyshekun? – Falomo Prestige Home Center

Një dyshek i mirë është thelbësor nëse duam të bëjmë një gjumë cilësor që qetëson si mendjen ashtu edhe trupin.

Megjithatë, me kalimin e kohës, dysheku ynë humbet karakteristikat e tij fillestare dhe bëhet më pak i përshtatshëm për nevojat tona. Sa zgjat një dyshek?

Një dyshek zgjat nga 8 deri në 10 vjet. 

Por ky është vetëm një vlerësim i përgjithshëm. Në fakt, dyshekët me cilësi të mirë mund të zgjasin më shumë se 10 vjet, ndërsa të tjerë mund të kërkojnë zëvendësim më herët.

Ka disa faktorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e një dysheku:

  1. Materialet e përdorura për komponentët e brendshëm.
  2. Shpeshtësia e përdorimit.
  3. Pesha e personit që fle në të.
  4. Niveli i mirëmbajtjes.
  5. Mjedisi, domethënë ekspozimi ndaj lagështirës dhe rrezet e diellit.

Si të kuptoni nëse është koha për të ndryshuar dyshekun tuaj?

Para se të blini një dyshek të ri, duhet t’i merrni parasysh këto aspekte.

Rehatia

Nëse mendoni se dysheku juaj nuk është më i rehatshëm si dikur dhe nuk po ofron mbështetjen e duhur, është koha ta ndryshoni atë. Një dyshek i pakëndshëm shpesh shkakton zgjime gjatë natës, dhimbje shpine dhe tendosje të muskujve.

 

Shenjat e Konsumit

Një dyshek, sado i mirë,me kalimin e kohës mund të shfaqë gërvishtje, shqepje, ose deformime. Nëse vëreni këto parregullsi në dyshekun tuaj, atëherë është koha ta zëvendësoni atë.

Higjiena

Pasi të ketë tejkaluar jetëgjatësinë e tij të vlerësuar, një dyshek fillon të grumbullojë pluhur, insekte dhe rimca të tjera që mund të nxisin alergji. Nëse dysheku nuk mund të pastrohet dhe dezinfektohet siç duhet, ai duhet të zëvendësohet me një dyshek cilësor që ofron pushim të rehatshëm dhe të shëndetshëm.

Ndryshimi i Stilit të Jetesës

Ndryshimi i stilit të jetesës është një faktor i rëndësishëm që ndikon në blerjen e një dysheku të ri. Një ndryshim i konsiderueshëm i peshës, shtatzania ose zhvendosja në një shtëpi të re mund të bëhet një moment i shkëlqyer për të zgjedhur një dyshek që i përshtatet më mirë nevojave tona.

Zgjedhja e një Dysheku… nga Falomo!

 Gati për të ndryshuar dyshekun tuaj? Bëni një zgjedhje të zgjuar! Ekspertët sygjerojnë dyshekët Falomo të cilët i gjeni pranë Prestige Home Center.

Që prej vitit 1962 Manifattura Falomo ka krijuar dyshekë të specifikuar për çdo person, duke sjellë më të mirën te ju me materialet më premium. Me rastin e 60 vjetorit të kompanisë Falomo ofron deri në 60% zbritje për të gjithë klientët në Shqipëri.

Vizitoni sot Prestige Home Center dhe përfitoni nga ofertat e dyshekëve Falomo!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.