Kuzhinat e Aran Cucine janë opsioni më i përshtatshëm nëse doni të rrisni vlerën e rishitjes së shtëpisë ose të përmirësoni cilësinë e jetesës për familjen tuaj. Shquhen për dizajne elegante dhe bashkëkohore, por shenja e vërtetë përcaktuese është efikasiteti i hapësirës dhe funksionaliteti i lartë. Nëse porosisni një kuzhinë të re gjithashtu duhet të merni parasysh materialin e përdorur dhe mënyrën se si përputhet me stilin tuaj.
Përse kuzhinat e Aran Cucine kanë fituar popullaritet në shumicën e kuzhinave moderne?
Sepse vlerat e Aran Cucine mbështeten në tre shtylla kryesore:
1.Produkte cilësore të qëndrueshme
Produktet Aran prodhohen me materiale dhe procese të cilat janë miqësore me mjedisin. Secili produkt është i çertifikuar dhe i testuar në laborator ku verifikohet performanca e produktit, duke ju ofruar një produkt të besueshëm dhe luksoz direkt nga Italia.
2. Janë kuzhina modular plotësisht të personalizueshme
Kuzhina juaj duhet të jetë në përputhje me hapësirën dhe paisjet që dëshironi. Produktet Aran Cucine janë të gjitha modulare dhe mund të personalizohen plotësisht për t´ju përshtatur çdo ambienti. Ne ofrojmë një larmi ngjyrash, pajisjesh dhe stilesh për t’iu përshtatur çdo shtëpie apo projekti.
3.Kurseni kohë dhe para
Stafi ynë është i disponueshëm gjatë gjithë procesit për t’ju ndihmuar të shmangni vonesat dhe kostot e panevojshme gjatë ndërtimit të kuzhinës tuaj. Ju ndjekim gjatë gjithë procesit për të ndihmuar në mbajtjen e projektit tuaj sipas planit dhe brenda buxhetit.
Gjeni modelin që ju përshtatet më shumë në Showroom-in pranë Prestige Home Albania
ARAN Cucine ofron ide moderne, bashkëkohore dhe tradicionale të dizajnit të kuzhinës me 30 linja të ndryshme kuzhine. Gjatë dizajnimit ne gjithmonë do të kemi parasysh estetikën dhe funksionalitetin që i përshtatet stilit të jetesës së klientëve tanë në kuzhinë. Dizajnerët e ARAN Cucine do të krijojnë një kuzhinë me porosi për t’iu përshtatur çdo klienti individual.
Të gjithë kabinetet importohen direkt nga Italia pasi ARAN Cucine kontrollon 100% të prodhimit. Ne ju sjellim kabinete cilësore me cmimet që mund të ofrojnë vetëm kompanitë direkte.
Të kesh një kuzhinë ARAN Cucine do të thotë të kesh një pjesë të historisë së dizajnit italian në shtëpinë tënde. Në ARAN Cucine kemi një nga garancitë më të gjata të produkteve në industrinë e mobiljeve me një garanci 10 vjeçare.
Krijoni shtëpinë tuaj të ëndrrave me ARAN Cucine sot dhe na kontaktoni tani!