E kishit imagjinuar që do të shpenzonit kaq shumë kohë në kuzhinë? Karantinimi, ka ndryshuar shumë stilin tonë të jetesës. Kuzhina është transformuar në zemrën e shtëpisë, që nga zgjimi në mëngjes, ku pregatisim kafen tonë të mëngjesit dhe deri te gatimi i ushqimeve të shijshme në shtëpi. Kuzhina e gatimit ka qenë gjithmonë një dhomë e rëndësishme në shtëpi, por vitin e fundit është kthyer në një nga më të rëndësishmet. Së fundmi, njerëzit po i kushtojnë më shumë rëndësi gatimit dhe qëndrimit në shtëpi me familjen duke e bërë kuzhinën e gatimit një prioritet.
Shumë njerëz duan që kuzhina e tyre të jetë praktike, por edhe e bukur njëkohësisht dhe me Prestige Home ju nuk keni përse të shqetësoheni. Qendra më e madhe në Shqipëri për arredimin e shtëpive ju ofron një larmishmëri dyqanesh me larmishmëri produktesh ku ju mund të krijoni kuzhinën tuaj perfekte.
Projektuesit e Prestige Home, duan të ndajnë me ju disa këshilla, që duhet t’i keni në mendje kur po arredoni kuzhinën e gatimit.
Prioretizoni mënyrën sesi JU e përdorni kuzhinën
Ne mund të ndajmë me ju me qindra ide dizajni, por nuk ka kuzhinë gatimi më perfekte se ajo e dizenjuar në bazë të mënyrës se si ju e përdorni. Çdo njeri e përdor kuzhinën në mënyrë e tij unike. Ju mund të jeni një njeri që e shijon shumë kafen dhe për ju këshillohet një minibar kafeje, ku ju mund ta shijoni atë çdo mëngjes.
Elektroshtëpiaket në kuzhinë gatimi
Ju mund të mendoni se gjithçka që duhet për një kuzhinë gatimi perfekte është një dizajn i bukur, por nuk është e vërtetë. Një kuzhinë gatimi i nevojiten elektroshtëpiake cilësore me teknologji të avancuar, për t’jua bërë ju gatimin një proces me të thjeshtë dhe të bukur. Prestige Home ju rekomandon të vizitoni pranë qendrës së tyre dyqanin Miele. Aty do të gjeni elektroshtëpiaket e duhura për kuzhinën tuaj.
Rafte të hapura në kuzhinë
Kundrabufeja e mbyllur është mënyra e duhur për t’i mbajtur gjërat esenciale të organizuara, por një kundrabufe e madhe dhe e mbyllur mund ta erresojë shumë kuzhinën e gatimit dhe ta bëjë atë më të vogël. Për këtë arsye ne sugjerojmë shtimin dhe ndërthurjen e rafteve të hapura. Ku ju mund të vendosni gotat ose sende të tjera të nevojshme. Kjo do t’i japë kuzhinës suaj të gatimit bardhësinë dhe hapësirën e nevojshme.
Një hapësirë familjare në kuzhinë gatimi
Këshilla e fundit, por jo më pak e rëndësishmja është që të kuptoni se kuzhina është më shumë se thjesht një vend gatimi. Kuzhina është vendi ku ju bashkoheni me familjen tuaj dhe buzëqeshni, ndani histori me njëri tjetrin, shpenzoni kohë sëbashku pas një dite të ngarkuar. Kuzhina e gatimit është një vend, e cila mbushet me histori dhe eksperienca, për këtë arsye duhet të dizenjohet në mënyrë të tillë. Një mënyrë për t’i shtuar ngrohtësi dhe afrimitet kuzhinës së gatimit është të mbahet një linjë dizajni nga dhoma e ndenjes në kuzhinë. Në këtë mënyrë ju do të arrini të krijoni kuzhinën perfekte.
Siç mund ta shikoni kuzhina është një dhomë komplekse për t’u arreduar. Ne ju sugjerojmë të vizitoni Prestige Home, një vend i dedikuar arredimit dhe dizajnit të shtëpijave. Zbuloni dyqanet me brandet më të mira të arredimit dhe dekorit si në Shqipëri ashtu edhe në botë.