Mobilimi i shtëpisë së re është një eksperiencë unike. Një projekt sa i bukur por aq edhe impenjativ, i cili na bën të kemi një sy më të hollë ndaj interior dizajnit. Fillojmë të shikojmë me një sy tjetër arredimet, kombinimet e ngjyrave, trendet e kohës, funksionalitetin e mobiljeve të ndryshme etj.
Të gjithë bëhemi nga pak Interior Designer kur mobilojmë shtëpinë.
Në ditët e sotme rëndësia e një mobilimi të mirë është rritur ndjeshëm, si për ambientet e shtëpisë ashtu dhe ato të punës.
Më poshtë po listojmë disa nga avantazhet e një mobilimi të mirë:
1. Përmirësimi i hapësirës – Vlera dhe bukuria e shtëpisë kompletohen me vendosjen e mobiljeve. Shumëllojshmëria e gjerë e mobiljeve nga karriget, tavolinat, shtretërit, tapetët, aksesorët, nxjerrin në pah pamjen e përgjithshme të shtëpisë tuaj.
2. E pajisur mirë – Prania e mobiljeve e bën shtëpinë një njësi thelbësore dhe funksionale. Një shtëpi e pajisur mirë, me një gamë të gjerë mobiljesh jo vetem i jep kuptim dekorit të shtëpisë tuaj, por e bën atë më komode, multifunksionale dhe i plotëson më mirë nevojat tuaja brenda saj.
3. Komoditeti – Mobiljet jua bëjnë jetën më të lehtë dhe ju ofrojnë ngrohtësi në shtëpi.
4. Ana vizuale– Mobiljet na ofrojnë një pamje të ekuilibruar dhe me stil të të gjithë hapësirës.
5. Mbulim – Mobiljet janë ato që kthejnë një ndërtesë bosh në një shtëpi dhe i japin jetë asaj.
Mobilje në shitje në Prestige Home Albania
E gjithë shtëpia juaj mund të kompletohet në një vend të vetëm. Prestige Home Albania është qendra tregtare ku ju do të gjeni të gjitha brandet per mobilimin e shtëpisë tuaj. Do të gjeni mobilje italiane të Doimo Salotti kolltuqe, kënde, dhe aksesorë. Dhoma ndenje nga Zebrano me komoditet të lartë dhe stil. Elektroshtëpiake të ndryshme nga Miele, Ariston, Teka. Tapetët me stilin më unik nga Pierre Cardin. Kuzhinat moderne me funksionalitet të lartë, nga Aran Cucine dhe Rastelli Cucine. Ndricuesit modern dhe ekonomikë nga Ecolight. Dekoret më të vecanta nga Sezon Dekor, enët e kuzhinës nga La forchetta etj.
Shumëllojshmëria e brandeve sjell një gamë të gjerë të mobiljeve, ku ju mund të zgjidhni atë që ju përshtatet më mirë ambientit, stilit, dhe buxhetit tuaj.
Vizitoni Prestige Home duke klikuar këtu për ofertat më të fundit për dhomat e gjumit, divanet, këndet, kuzhinat, aksesorët e dekorit tapetët, biankeritë etj.
Gjithashtu mund të vizitoni showroomet tona në adresën:
-Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 AL, Km. 12, Vorë)
Prestige Home Albania përfaqësohet nga linja ekskluzive të interior dizajn për tregun shqiptar.
Prestige Home Albania e gjithë shtëpia juaj!