Mobilje për shtëpi, Dekori i Brendshëm

Shtëpia është vendi ku ne mund të jemi vetëvetja dhe të shplodhemi lirisht dhe për këtë arsye ne e mobilojmë atë sipas nevojave dhe stilit tonë personal. Dekori i brendshëm i shtëpisë është shumë i rëndësishëm, pasi është vërtetuar se ndikon në psikologjinë tonë. Një dekor i brendshëm që i përshtatet stilit tuaj, sjell lumturi, paqe dhe rehati, ndërsa një dekor i brendshëm jo i përshtatshëm, përçon negativitet dhe ndjesi jo të mirë. Prestige Home është këtu për t’ju ndihmuar ju të krijoni shtëpinë e endërrave dhe ta mobiloni atë në mënyrë perfekte.Tek Prestige Home mund t’i gjeni të gjitha llojet e mobiljeve për shtëpi dhe për dekor të brendshëm. Keni stil klasik, futuristik, modern apo avangard? Me mobiljet nga Prestige Home ju mund ta mobiloni shtëpinë me stilin tuaj të preferuar. Ja disa mobilje shtëpie që Prestige Home ju rekomandon:

Dekori i brendshëm fillon me divanët

Po, po divanët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në pamjen e shtëpisë, ato mund ta bëjnë një shtëpi shumë të bukur ose shumë monotone. Projektuesit tanë këshillojnë për ata që duan të krijojnë një shtëpi që bie në sy, divanët të cilët janë me seksione, që vendosen në dy anët e dhomës ose divanë me pupa. Këto divanë krijojnë në dhomë pamjen kryesore dhe i japin madhështinë e duhur.

Pas divanëve, tek dekori i brendshëm ndikojnë tavolinat

Çdo shtëpi ka minimumi një tavolinë, ndërsa disa të tjera 5 madje dhe më shumë, nëse llogarisim, tavolinën e ngrënies, tavolinë për kafe, tavolinë pune, tavolinë zbukurimi etj. Do habiteni sa shumë lloje tavolinash do të gjeni tek Prestige Home. Ne ju rekomandojmë të vizitoni Nills Furniture dhe të zbuloni një sërë tavolinash dhe nëse doni të krijoni një stil bohemian në dekorin e brendshëm atëherë vizitoni Sezon Dekor.

Dyshekët dhe krevatët në dekorin e brendshëm

Tek Prestige Home, keni larmishmëri dyqanesh ku ju mund të gjeni dyshekun e duhur. Ne ju rekomandojmë Magniflex. Magniflex vjen me një sërë dyshekësh dhe krevatësh, të cilët do t’ju bëjnë të flini mbi re. Ju mund të gjeni dyshekun që ju përshtatet më së shumti, e doni dyshekun tuaj të fortë, të butë apo mesatar? Tek Magnilflex gjen atë që të përshtatet. Dhoma e gjumit është shumë e rëndësishme dhe dekori i brendshëm i saj nuk duhet anashkaluar. Ajo duhet të arredohet dhe mobilohet me aksesorët dhe krevatin e duhur. Krevatë cilësor dhe të bukur i gjeni vetëm tek Magniflex.

Tek dekori i brendshëm, përveç përcaktimi se çfarë lloj mobiljesh ju duhen dhe ju përshtaten, e rëndësishme është dhe madhësia e mobiljeve dhe aksesorëve. Një tavolinë ngrënie më e madhe ose më e vogël seç duhet, prish të gjithë pamjen e shtëpisë. Prandaj merrni gjithmonë në konsideratë madhësinë, por jo vetëm këtë, edhe materialin, materiali më i rekomandueshëm nga projektuesit e Prestige Home është druri. Gjithashtu forma edhe stili është një tjetër element, i cili duhet të merret në konsideratë, duhet gjithmonë një mobilje, e cila forma e saj integrohet me pjesën tjetër të shtëpisë dhe më kryesorja të jetë pjesë e stilit të përgjithshëm të shtëpisë.

Këto ishin këshillat për dekorin e brendshëm nga Prestige Home, shpresojmë t’ju kemi ndihmuar të gjeni mobiljet për shtëpi, të cilat ju përshtaten më së shumëti. Për më shumë mund të na vizitoni në qendrën tonë tregtare Prestige Home dhe nëse mobiloni shtëpinë tuaj në Prestige Home përfitoni projektim falas.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.