Mobilje per Shtepi - Prestige Home

Mobilje për shtëpi – Kompleto shtëpinë tënde me cilësi premium dhe çmime të arsyeshme

Ne të gjithë kemi një stil unik, një mënyrë të veçantë për të shprehur veten, nevoja të ndryshme në shtëpitë tona apo mënyra të ndryshme për t’i bashkuar gjërat. Të gjithë duam mobilje shtëpie me stil, të cilat do të na shërbejnë për vite me rradhë patjetër dhe një çmim të arsyeshëm.

Ku mund të kompletojmë shtëpinë me mobiljet që i përshtaten stilit dhe nevojave tona?

Prestige Home Center është qendra më e madhe tregtare me markat më prestigjoze të mobiljeve në Shqipëri. Ne ofrojmë një gamë të gjerë stilesh në një shumëllojshmëri kategorish si: mobilje, tapetë, ndriçim, dekor shtëpie etj. Pranë Prestige Home do të gjeni mobiljet më elegante dhe moderne të zgjedhura me kujdes nga Interior Design-erat tanë dhe janë ekspozuar në mënyrë të tillë që ju lejon të keni akses të shpejtë dhe të lehtë për të kërkuar të gjitha stilet tona si online komoditetin e shtëpisë tuaj ashtu edhe pranë Showroomeve tona. Kjo ju lejon të keni luksin e krahasimit të opsioneve të mobiljeve, duke matur saktësisht se çfarë do t’i përshtatet më së miri ambientit dhe buxhetit tuaj.

Benefitet që do të keni duke vizituar Prestige Home Center:

  1. Shumëllojshmëri zgjedhjesh – Gjithçka për Interior design e shtëpisë tuaj do ta gjeni në një vend të vetëm. Çdo produkt është përzgjedhur me kujdes, bazuar në tendencat, stilet dhe ngjyrat më të fundit, deri tek mobiljet klasike të cilat i qëndrojnë të gjitha kohërave.
  2. Mobilje me cilësi të lartë – Do të jeni të sigurtë se ajo që po blini do të përmbushë pritshmëritë tuaja
  3. Mobilje për çdo buxhet – Ju do të ndiheni mirë për blerjen tuaj sepse do të kompletoni shtëpinë me çmimin që ju përshtatet.
  4. Shërbim i besueshëm ndaj klientit – Stafi i Prestige Home do t´ju asistojë gjatë gjithë procesit të blerjes duke e kthyer blerjen jo thjesht një transaksion por një eksperiencë të këndshme.

Mobiljet që do të gjeni në Prestige Home Center për çdo ambient të shtëpisë:

Mobilje për dhomë ndenje – Kënde, divane, kolltuqe, tavolinë mesi, faqe muri, abazhure dhe dekore plotësuese me cilësi premium nga markat si: Doimo Salotti, Nill´s Albania, Casal, Ecolight.

Mobilje për kuzhinë – Kabinete, kuzhina modulare me materialet më cilësore, tavolina ngrënie, karrige moderne dhe enë kuzhine të markave: Aran Cucine, La forchetta, Rastelli Cucine.

Mobilje për dhomë gjumi – Krevate, garderoba, komodina, tapetë të markave: Zebrano, Pierre Cardin.

Mobilje për dhomën e fëmijëve – krevati, komodinat, garderoba, hapësira e argëtimit, biankeritë, kompletoni të gjithë dhomën me Çilek Albania 

Ejani në Prestige Home Center dhe njihuni me koleksionet tona të mobiljeve. Kompletoni të gjithë shtëpinë me mobiljet me cilësi premium, funksionalitet të lartë, komfort dhe teknologji bashkëkohore në arredim!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.