Po zhvendoseni në apartamentin tuaj të parë? Mirë se vini në botën e mrekullueshme të të rriturve! Përveç përgjegjësive të mëdha që do të përjetoni, marrja apartamentit tuaj ju jep lirinë për t’u shprehur përmes zgjedhjeve të dizajnit të shtëpisë tuaj! Merni në konsideratë cilat janë mobiljet esenciale dhe brenda kufijve të një hapësire më të vogël ju do të mund ta bëni shtëpinë tuaj të re me të vërtetë tuajën!
Çfarë nuk duhet të mungojë në mobilimin e apartamentit tuaj?
Një vend për t’u mbushur me energji
Prioriteti juaj i parë duhet të jetë gjithmonë një vend i rehatshëm për të fjetur dhe për të pushuar! Një komplet praktik i shtratit dhe dyshekut me cilësi të mirë është një investim që ia vlen të bëni kur futeni për herë të pare në apartamentin e ri. Zgjidhni një stil dhome të rehatshme dhe moderne, duke e bërë të lehtë freskimin me tekstile të reja në të ardhmen. Në PRESTIGE HOME CENTER do të gjeni dyshekët Magniflex të cilët sigurojnë një gjumë shplodhës. Magniflex nuk kufizohet vetëm te rehatia dhe komforti, por te përmirësimi i jetës tuaj në ekuilibër me mjedisin që ju rrethon.
Disa opsione organizimi
Organizimi i dhomës së gjumit është çelësi për një mjedis të qetë dhe relaksues! Me një tavolinë pranë shtratit, mund të vendosni llambën tuaj të leximit, orën me zile, libra ose çdo send tjetër për të cilin arrini kur jeni në shtrat. Një mobilje për sallonin tuaj ku mund të vendosni, këpucët celësat, xhaketat, cantën, do të jetë mobilja kryesore që do t’ju mbajë të organizuar, aty mund të ruani edhe mbulesa të holla apo peshqirë;Kjo është veçanërisht thelbësore nëse nuk keni hapësirë në dollap!
Një divan i rehatshëm
Një dhomë ndenjeje pa divan nuk është vendi më i rehatshëm për të kaluar kohën. Nëse këndi i ndenjes së ëndrrave është i paarritshëm në këtë kohë, merni jë divan apo poltron të rehatshëm dhe minimalist! Në NILL’S FURNITURE pranë PRESTIGE HOME CENTER do të gjeni versione të përballueshme dhe elegante me dizajn modular. Dizajni modular do të thotë se dërgohet në një kuti të vetme me udhëzime të lehta për t’u montuar!
Vend ngrënie dhe pune
Nëse nuk keni vend për një dhomë ngrënieje dhe një zyrë në shtëpi, një tavolinë kafeje mund të jetë e vetmja sipërfaqe për të ngrënë dhe për të punuar në vendin tuaj të ri. Një dizajn i tavolinës me ashensor ju lejon që tavolina e kafes të shkojë menjëherë në lartësinë e tavolinës së ngrënies, duke bërë kështu një vend praktik si për të punuar ashtu edhe për të ngrënë apo pirë diçka.
Hapësirë ekstra
Shumë apartamente, kanë pak hapësirë në kuzhinë. Një karrocë minbari ose një ishull i vogël kuzhine do t’ju japë hapësirën shtesë të banakut që ju nevojitet. Pjesa më e mirë është se thjesht mund ta shtyni mënjanë kur të keni mbaruar së përdoruri!
Mundësitë për të bërë zgjedhjen e duhur, praktike dhe cilësore janë të pafundme pranë PRESTIGE HOME CENTER. Ne ju presim me ofertat më të mira, cilësinë e padiskutueshme, shërbimin më të mirë dhe këshilla nga ekspertët tanë të arredimit.
Ekploroni opsionet në faqen tonë : PRESTIGE HOME – PIERRE CARDIN HOME, DOIMO SALOTTI… ose na vizitoni pranë PRESTIGE HOME CENTER në Autostradën Tiranë-Durrës KM 12.