Ecolight

Ndriçues për Hotel nga Ecolight

Në arredimin e brendshëm të hoteleve ndriçimi luan një rol kyç. Ju mund të përshtatni ngjyrën dhe temperaturën e ndriçimit me dizajnin dhe dekorin e përgjithshëm të hotelit. Ndriçuesit e duhur përcaktojnë hapësirat të shumta në hotel, nxjerrin në pah pikat qendrore dhe krijojnë një mjedis qetësues dhe mikpritës. Ndriçimi duhet të jetë mjaft qetësues për të krijuar një ndjenjë luksi dhe rehatie në përputhje me vlerat që hoteli që duhet të ofrojë. Për të arritur këtë qëllim, kërkohet t’i kushtohet vëmendje e duhur kritereve të dizajnit bashkëkohor të ndriçimit, veçanërisht “ndriçimit custom made”. 

Le të ndalemi tek disa faktorë që duhen patur parasysh në ndriçimin e hotelit. 

Planifikoni Dizajnin e Ndriçimit të Hotelit. 

Një nga gjërat thelbësore në planifikimin e dizajnit të duhur të hotelit është përcaktimi i hapësirës ku do të përdoret ndriçimi. Pasi ta dini zonën, që mund të jetë holli, bari, apo dhomat mund të vendosni për sasinë e dritës, intensitetin, cilësinë e ngjyrës, temperaturën, shkëlqimin dhe drejtimin e ndriçimit. Ekzistojnë tre lloje bazë të intensitetit të ndriçimit që përdoren në çdo dizajn ndriçimi. Një kombinim i tre prej këtyre llojeve të ndriçimit funksionon më së miri për të krijuar një dizajn ndriçimi të përsosur. Përzierja e këtyre dritave ju lejon të krijoni shtresa brenda dizajnit tuaj të ndriçimit  dhe do të përhapni sofistikim në të gjithë Hotelin.

Koha për të bërë ndryshime

Në shqipëri turizmi arrin kulmin gjatë muajve të verës dhe ndryshimet e nevojshme në hotel si rinovimi, ridizajnimet, ndryshimi i ndriçuesve etj, të bëhet gjatë dimrit. Pra koha e duhur për të menduar për arredimin e hotelit, bareve, restoranteve apo shtëpive verore dhe për të bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme është pikërisht tani. Përveç dizajnit të ndriçimit të hotelit me rëndësi është dhe vendi ku do të merni ndirçuesit e duhur. Ecolight Albania është vendi i duhur për të marë shërbimet më të mira të mundshme me linjat moderne të ndriçimit të brendshëm dhe të jashtëm për biznesin tuaj!

Rinovoni Hotelin me Ndriçuesit Ecolight

I gjithë dizajni i ndriçimit dhe pajisjet e ndriçimit të jashtëm e të brendshëm të një hoteli punojnë së bashku për të krijuar imazhin e markës. Është plani i ndriçimit të dhomave, korridoreve, hapësirave të parkimit, hollit, që formon opinionin e parë të një klienti  për hotelin. Pra, cilësia e dizajnit duhet të jetë një prioritet kur zgjidhni ndriçues dhe pajisje ndriçimi me porosi për hotelin tuaj, pasi ai ka potencialin të përmirësojë përshtypjen e përgjithshme të markës së hotelit. Pamja që ofron ndriçimi më shumë rëndësi, veçanërisht në muzg dhe natë. Një dizajn ndriçimi që u jep theks linjave dhe kontureve të arkitekturës dhe dizajnit të brendshëm. Zgjidhni ndriçuesit e duhur mes qindra modelesh në Ecolight Albania pranë Prestige Home Center. Në Ecolight mund të planifikoni dhe të blini të gjithë ndriçuesit e nevojshëm për të gjithë hapësirat e hotelit tuaj. P.sh nëse doni ti jepni një pamje verore si në Bali mund të zgjidhni ndriçuesit prej Ratani të cilët mund ti gjeni me modele nga më të ndryshmet. Nëse hoteli juaj është me dizajn të brendshëm minimalist atëherë mund të zgjidhni ndriçues modernë me dizajne minimaliste.Nëse hoteli juaj ka dizajn të brendshëm klasik mund të zgjidhni nricuesit klasikë  prej qelqi.
Vizitoni Ecolight pranë Prestige Home Center për të parë modelet e shumta që ofrohen për hotelin tuaj.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.