Në vitin 2022, tendencat e ndriçimit për hapësirat e jashtme apo të brendshme për vilat, hotelet apo shtëpitë e plazhit duken më chic se kurrë. Në Ecolight ka diçka për të gjithë dhe për çdo hapësirë, nga ndriçuesit e varur, llambat delikate që ndriçojnë butësisht një dhomë e deri tek ndriçuesit prej ratani bali style.. Ja se si ekspertët Ecolight po i vizualizojnë këto tendenca për t’i përfshirë ato në hapësirën tuaj.
Ndriçuesit minimalist për interiore moderne
Shtëpitë me stil arredimi modern kërkojnë pak ose aspak elementë dekorativ. Ndriçimi është pjesë integrale e çdo ambienti, për këtë arsye për një hapësirë me dizajn modern ekspertët tanë ju sygjerojnë ndriçuesit më trendi të momentit me dizajn minimalist. Ndriçuesit minimalistë jo vetëm që përshtaten me secilën dhomë e ngjajnë si vepra arti të vogla, por mbi të gjitha janë ekonomikë në çmim dhe në konsum energjie.
Ndriçuesit për ambiente të jashtme
Jemi në sezonin pranverë – verë dhe është koha e duhur për të investuar në ndriçimin e ambienteve të jashtme. Ecolight sjell ndriçues tokësor e mural për ambiente të jashtme për oborret e vilave, për tarracat, ballkonet apo dhe modele të përshtashme për hapësirat e jashtme të bizneseve tuaja. Pajisjet e ndriçimit të jashtëm vijnë në një shumëllojshmëri të gjerë stilesh, që do të thotë se nuk është aspak problem të gjeni dritat e duhura për ambientet outdoor për të plotësuar peizazhin tuaj duke i përshtatur ato me stilin arkitekturor të çdo ambienti. Ndiçuesit për ambiente të jashtme në ecolight jo vetëm që do t´ju ndriëojnë natën por do zbukurojnë hapësirën tuaj gjatë ditës.
Spote inovative
Nuk është dicka e re që spotet janë zgjedhja perfekte për ambientet e biznesit, si dyqane, qendra tregtare, zyra etj. Këtë vit do të theksonim faktin se spotet po marin një përdorim më të gjerë, shpesh ne i sygjerojmë edhe për ambiente të brendshme dhe të jashtme për shtëpinë.Kjo për faktin se spotet me llambat e tyre led janë vërtet ekonomike dhe përshtaten lehtësisht me cdo ambient. Spotet inovative të të gjitha përmasave dhe niveleve të ndryshme të ndricimit do ti gjeni pranë showroomit të Ecolight.
Ndriçuesit per stil veror tropikal
Shtëpitë e plazhit, ambientet pranë pishinës, oborret e jashtme të shtëpive, bareve, hoteleve këtë vit kanë një stil arredimi BOHO CHIC.
Zonat e jashtme janë vendet më relaksuese për të kaluar kohën dhe kush nuk do të donte që hapësira e tyre të pasqyronte energji të qetë? Pra ambienti duhet të shfaqë një lloj teksture ose teme natyrale, edhe ndriçimi këtë vit ka pikërisht këtë koncept. Modelet e ndricuesve që i përshtaten këtij lloj stili janë ato prej ratani, materiali prej druri dhe tekstura natyrale janë një trend që i japin dhomës një pamje boho chic. Ky ëshë një nga trendet që do ta shikoni inkorporuar kudo këtë verë.
Për këtë arsye Ecolight sjell super koleksionin e këtij sezoni për arredimin e vilave apo bizneseve me ndriçuesit prej ratani. Modele fantasike me cmimet më të mira,është koha e duhur për të ndriçuar ambientet tuaja me stilin veror tropical.