Prestige Home

Në Prestige Home, e gjithë shtëpia juaj!

Pranvera po vjen. Me pranverën pranë, është koha të dilni nga letargjia dhe të përditësoni dekorin tuaj dimëror me pjesë të freskëta. Mendoni ngjyra të gjalla si të verdha agrume, rozë dhe portokalli për një përditësim plot ngjyra. Por nëse preferoni një linjë më të butë, atëherë këto këshilla të thjeshta do t’ju ndihmojnë të kaloni ngadalë nga dimri në pranverë.

Ngjyrat

Në vend të ngjyrave neutrale përdorni të gjelbërt këtë vit dhe do të evokojnë prekjen e natyrës. Kontrastoni ngjyrat, hiqni  orenditë më të errëta e të rënda. Ndryshoni jastëkët tuaj të dimrit me ato neutrale natyrale, vendosni vazo me lule të freskëta, në tavolinën e kafesë vendosni libra të rinj.

Teksturat

Ndërsa metalet mat ari dhe bronzi janë ende në trend, ne do ta vendosim theksin tek metali i zi. Edhe pse jo aq tërheqëse, cilësia e përditshme e metalit të përfunduar me ngjyrë të zezë ju lejon të përditësoni dekorin tuaj më shpejt dhe më lehtë. Përqafoni metalet për një atmosferë arti modern në shtëpinë tuaj. Përdorni teksturë  më të lehtë për orenditë tuaja.  Zëvendësoni perdet, mbulesat, aksesorët, tavolina e kafesë në ballkon apo oborr i shton hijeshi dhe funksionalitet ambjentit, ndërsa e çon dekorimin tuaj nga dimri në pranverë në një çast.

Sezoni i ri, ndenjëse e re 

Ndonjëherë, ju duhet vetëm të keni orendi të reja për të ndjerë atë transformim pranveror. Karriget janë pjesët perfekte për të përditësuar ambjentin tuaj pa kërkuar shumë hapësirë apo shumë shpenzim.  Nëse jeni pas një dizajni më të gjithanshëm dhe të përditshëm, karriget e Doimo Salotti janë të përkryer për relaksim në çdo kohë gjatë ditës. Dizajni me linjë të ulët, ndenjëse e thellë dhe jastëkë të rehatshëm – është gjithçka që ju nevojitet për një pasdite të përsosur pranvere.

Ndërsa numërojmë me padurim ditët t’i japim lamtumirën dimrit! Me këtë në mendje, ne përmblodhëm disa mënyra të thjeshta për të rifreskuar shtëpinë tuaj duke kaluar nga dimri në pranverë.

 Po ku ti gjeni të gjitha orenditë pa shpenzuar shumë kohë nëpër dyqane? 

Prestige Home vendi i parë dhe i vetëm, ku markat më të famshme kombëtare dhe ndërkombëtare në dizajnimin e brendshëm dhe industrinë e mobilimit janë mbledhur në një destinacion. Në prestige Home ju do të kurseni kohë duke i gjetur të gjitha brandet e mirënjohura ndërkombëtare për linjën Home. Do te gjeni tapetetët modern tek Pierre Cardin Home, orenditë me trendi të monmentit në Sezon Dekor. Ndricuesit modernë dhe ekonomikë tek Ecolight, kuzhinën mund ta zgjidhni Aran Cucine apo Zebrano varet nga stili juaj. Nuk mbaron me kaq në Prestige Home do të gjeni gjithashtu brandet si: DOIMO SALOTTI, ZEBRANO, VALERON, MIELE, MAGNIFLEX, TONINO LAMBORGHINI, NEË FORM, TEKA, RASTELLI, VOX ELECTRONIC, ALPA SALOTTI, SEZON DEKOR, GIEFFE GROUP, LA FORCHETTA, DAGE PERDE, CASAL, NILLS, ÇILEK, TOP SOFA, GRAFIKA, BICAKU STONE, THE BLOB.

Perstige Home ju pret!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.