Hapësirat e brendshme pa mobilje janë thjesht dhoma bosh. Zgjedhja e mobiljeve i jep shumë karakterit të një hapësire,që përndryshe do të ishte një trup i zbrazët arkitekturor. Mobilje nga elegante dhe minimaliste e deri te pjesët pop apo luksoze, Nill’s Furniture sjell në shqipëri dizajne unike që identifikojnë hapësirat e brendshme dhe projektet konceptuale.
Falë dizajnit të tyre fleksibël dhe ndjenjës moderne, mobiljet e Nill’s Furniture duken të shkëlqyera në çdo hapësirë dhe kanë jetëgjatësi të mirë.
Për këto dhe përfitime të tjera, blerja e mobiljeve në Nill’s Furniture është mënyra më e zgjuar për të përmirësuar ambientin e shtëpisë apo biznesit tuaj. Në vazhdim do tju njohim me disa prej këndeve të new collection dhe mobiljeve me ofertë që do të gjeni në showromin gjigand të Nill’s Furniture pranë Prestige Home Center.
Divane modulare Elegant Corner
Elegant Corner janë këndet e divaneve modulare, pjesët e të cilëve vijnë në module të ndryshme dhe mund të sistemohen sipas dëshirës. Këndet e divaneve kombinohen në mënyrë të tillë që të përshtaten shkëlqyeshëm në çdo hapësirë ku do të vendosen. Përveç dizajnit ultramodern divanet ofrojnë një përdorim shumë praktik për përditshmëri. Elegant corner është koncepti për një kënd elegant, i cili mund të përshtatet me tekstile dhe modele të ndryshme falë linjave të thjeshta dhe moderne. Këmbët metalike disa centimetra mbi dysheme, struktura prej druri ahu dhe shufra hekuri mbështetëse e përdorur në kornizën e uljes, rrisin qëndrueshmërinë e divaneve. Sfungjeri me cilësi të lartë dhe fibra me dendësi të ndryshme formojnë materialin mbushës të brendshëm. Këndi merr formën e tij përfundimtare duke u mbuluar me pëlhurë liri. Këndet e Nill’s Furniture në ambient ofrojnë balancën midis komfortit, funksionalitetit dhe stilit.
Mobilje moderne me dizajne minimaliste
Në Nill’s furniture do të gjeni jo vetëm kënde elegante. Mobilje moderne, me dizajne minimaliste, me cilësi premium si dhomat e gjumit me elegancën e toneve të errëta dha rehatinë e materialeve cilësore.Tavolina ngrënie elegante të punuara me dru natyral ebony që i japin ngjyrën e errët karakteristike dhe cilësinë e padiskutueshme që i bën tavoliat dhe mobiljet e Nill’s Furniture të zgjasin për shumë kohë. Faqe muri për televizorin me dizajne gjeometrike moderne të cilat gjithashtu ofrojnë hapësira funksionale për ruajtje, si për vendosje të librave apo paisjeve të tjera.
Ku mund të blini mobilje nga Nill’s furniture në Shqipëri?
Showromi gjigand i Nill’s furniture me mobilje new collection dhe qindra opsione me mobilje në ofertë ndodhet pranë Prestige Home Center. Qendra tregtare dedikuar linjave home dhe interior dezign më e madhe në Shqipëri. Vizitoni sot showromin e Nill’s furniture njihuni me qindra modele mobiljesh për të gjithë shtëpinë apo zyrën tuaj.
Mobiljet e Nill’s do të jenë pjesa më e vecantë e shtëpisë tuaj me prekjen e tyre elegante dhe moderne.