Prestige Home është e gjithë shtëpia juaj! Qendra e parë tregtare në shqipëri e cila sjell gjithçka për arredimin e shtëpisë, hoteleve, për zyrat dhe ambjentet e tjera të banimit dhe pushimit. Në Prestige Home do të gjeni markat të cilat sjellin produktet dhe shërbimet e linjave HOME dhe Interior Design me reputacionin më të lartë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar të cilat përfshijnë: dekorin, setet e arredimit, instalimet, ndriçimin, arredimin, paisjet e kuzhinës, paisjet elektrike, izolimin, letrat murale, panelet, akseskorë të tjerë elektrikë, ngrohjes, dyshekët, aksesorët e dhomave dhe hapësirave të ndryshme.
Brandet që do të gjeni në Prestige Home
1. PIERRE CARDIN HOME– Pierre Cardin Home është ofruesja ekskluzive e tapetave dhe sixhadeve artizanale unike në Shqipëri dhe më gjerë, ofron mobiljet Pierre Cardin duke sjellë ekskluzivitetin e emrave botërorë në industrinë e mobiljeve, aksesorëve, letrave murale si: DOIMO SALOTTI, VALERON, ZEBRANO.
2. SEZON DEKOR – Sezon Dekor brandi që sjell atmosferën e çdo stine dhe feste përmes ideve dhe produkteve unike. Aksesorët e dekorit janë të përshtatshme për çdo ambient si vila, hotele, resorte, apartamente, etj.
3. ECOLIGHT – Ecolight sjell inovacion në sektorin e ndriçimit duke sjellë produkte unike me cilësi të lartë dhe konsum minimal të energjisë. Llampat ekonomike, ndriçuesit dekorativë, panelet Led, ndriçuesit e jashtëm, klasikë apo smart janë të pështatshëm për çdo ambient tuajin.
3. MIELE, -Miele, cilësuar lider boteror i elektroshtepiakeve është një kompani e cila prodhon pajisje të cilësisë së lartë dhe elektroshtëpiake të kategorive më të kërkuara në treg.
4. MAGNIFLEX- Magniflex është një sinonim i përsosmërisë. Produktet e kompanisë janë karakterizuar gjithmonë nga cilësia. Magniflex përdor materiale 100% italiane duke u bërë symbol i pushimit dhe rehatisë Made in Italy.
5. Ariston – Projekton, prodhon dhe tregton një portofol gjithëpërfshirës: nga elektriciteti tek gazi tek burimet e rinovueshme. Ariston prezanton gjithashtu ngrohësin hibrid elektrik të ruajtjes dhe pompën e nxehtësisë së ujit, me efikasitet energjetik të klasit të parë A.
6. ARAN CUCINE-ARAN Cucine është një markë solide dhe e njohur e prodhimit të kuzhinave. Vëmendja ndaj dizajnit, cilësia e lartë e materialeve dhe funksionaliteti janë të gjitha të përfshira në çdo projekt dhe kjo produktet e saj një rezultat inovativ që ndërthur traditën e Made in Italy me teknologjinë.
7. LA FORCHETTA – La forchetta ka gamën më të mirë të kompleteve të ngrënies dhe enët e kuzhinës me dizenjo speciale dhe cilësi maksimale. Pavarësisht nëse e vendosni prakticitetin në radhë të parë ose po kërkoni një dhuratë, ju mund të transformoni çdo tryezë me një komplet ngrënie moderne, të kompletuar me pjata, tasa, servise, gota etj, sipas shijes dhe buxhetit që ju përshtatet.
8. ÇILEK- Gamën e gjerë të mobiljeve Çilek me dhoma gjumi, dyshekë, biankeri për krevate dhe dyshekë, aksesorë për bebe, fëmijë dhe të rinj e gjeni pranë Prestige Home. Me moton “prodhimi i ëndrrave”, ekipi i dizajnit krijon dizajne origjinale që zbukurojnë ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, kujdesen për nevojat e tyre, ergonomike, innovative dhe argëtuese.
Këto dhe shumë të tjera si: TONINO LAMBORGHINI, TOP SOFA, GRAFIKA, BICAKU STONE, THE BLOB. NEW FORM, TEKA, RASTELLI, VOX ELECTRONIC, ALPA SALOTTI, GIEFFE GROUP, DAGE PERDE, CASAL, NILLS, do ti gjeni pranë Prestige Home Center.