Diçka e përbashkët e dizenjuesve të brendshëm është se të gjithë ata përballen me pyetje. Me shumë, shumë pyetje. Arredimi i shtëpisë ka të bëjë më së shumëti me stilin tuaj personal, por përsëri ka disa limite, të cilat nuk duhen kaluar, nëse doni të krijoni një hapësirë të përshtatshme në shtëpinë tuaj. Thënë kështu në këtë artikull kemi përmbledhur pyetjet më të shpeshta të klientëve rredh arredimit dhe i kemi dhënë përgjigjje.
Cilët janë disa elementë kyç të dekorit, të cilët e lartësojnë një dhomë?
Ajo çfarë ne sugjerojmë është të krijoni hapësirë për lule dhe bimë. Bimët jo vetëm që i japin shtëpisë ngrohtësinë e kërkuar, por gjithashtu shtojnë ngjyra dhe elementë, që vetëm nëna natyrë mund t’i shtojë. Disa bimë të vendosura në mënyrë strategjike në pjesë të ndryshme të shtëpisë, do të jenë elementi kyç, që do ta bëjë dekorin e shtëpisë tuaj të dallojë nga të tjerët.
A duhet të blej një set mobiljesh?
Përgjigja për këtë është gjithmonë, pa mëdyshje, JO. Mobiljet për oborr, mobiljet e dhomës së gjumit, mobiljet e dhomës së ndenjes (ose ÇDO lloj mobiljesh për këtë çështje) duhet të jenë gjithmonë të kuruara dhe të përzgjedhura me kujdes. Për këtë arsye ne ju këshillojmë të qëndroni larg seteve dhe ta bëni shtëpinë tuaj më unike.
A ja vlen të vendos letër murale?
Letrat murale padyshim shtojnë stil dhe personalitet në dhomë, por nëse nuk doni që e gjithë vëmendja në shtëpinë tuaj të jetë tek letra murale ne ju sugjerojmë të bëni vetëm një pjesë të vogël të hapësirës me letër murale.
Si të zgjedh ngjyrën e duhur për muret e shtëpisë?
Nuk ekziston ngjyra e gabuar e mureve, ju mund të përdorni çdo ngjyrë që ju pëlqen, por gjithsesi ne ju rekomandojmë se përpara se të filloni lyerjen të krijoni një plan për arredimin e shtëpise. Në këtë mënyrë, ju mund të kombinoni ngjyrat dhe çdo zgjedhje për ngjyrën e murit do të jetë zgjedhja e duhur.
Sa të mëdhenj duhet të jenë tapetët?
Ne rekomandojmë, që nëse është e mundur dhe keni hapësirën e duhur të gjitha mobiljet tuaja të jenë sipër një tapeti. Nëse ju nuk e keni hapësirën e duhur atëherë ne ju këshillojmë që të paktët këmbët e para të mobiljeve të jenë sipër tapetit, si përshembull, këmbët e para të një divani.
Sa lart duhet t’i vendos perdet?
Nuk ka asgjë më të shëmtuar në një shtëpi, sesa perdet, të cilat janë shumë ngjitur me dritaren. Largësia e duhur është ½ e largësisë së pragut të dritares me tavanin.
Këto ishin gjashtë nga pyetjet më të kërkuara në botën e arredimit, nëse keni pyetje të tjera ju ftojmë të na shkruani në instagram tek Prestige Home, ose të na lini një koment.