interior design

 Rimodeloni dhomën e ndenjes në Prestige Home

Dhoma e ndenjes është më e përdorura në shtëpi për shkak të shumë funksioneve që duhet të përmbushë: është vendi ku ne presim miqtë, relaksohemi, luajmë lojëra, qëndrojmë më gjatë, shikojmë televizor, e përdorim për të ngrënë etj.

Rimodelimi i dhomës së ndenjes nuk duhet të jetë domosdoshmërisht rrënjësor një ndryshim i vogël si p.sh vendosja e një tapeti të ri mund të jetë gjëja e duhur! 

 Këtu janë disa ide se si t’i jepni dizajnit të dhomës së ndenjes një rifreskim të shpejtë pa shpenzuar shumë. 

Riorganizoni mobiljet

Lëvizni mobiljet përreth dhe do të keni një pamje krejtësisht të re. Dhoma e ndenjes zakonisht përqendrohet rreth diçkaje si një televizor ose një oxhak, kështu që kjo duhet të jetë pika juaj e fillimit. Një oxhak, nuk ju jep shumë opsione në lidhje me konfigurimin e dhomës, por të paktën ndërroni pozicionin e mobiljeve. Nëse pika juaj qëndrore është televizori, atëherë hidhni një vështrim  në dhomë dhe shihni nëse televizori është me të vërtetë në vendin më të mirë të mundshëm. Kablloja mund të ridrejtohet pa shumë mund, prandaj sigurohuni që të jeni të kënaqur me një pozicion optimal dhe më pas rregulloni mobiljet tuaja rreth tij. 

Lyeni muret 

Lyerja është një nga mënyrat më ekonomike për t’i dhënë një rifreskim dhomës. Boja ka veti transformuese në ambient, pasi muret zënë sipërfaqen më të madhe. Mund ta lyeni të gjithë shtëpinë në një ngjyrë ose me ngjyra të kundërta për të krijuar efekte të ndryshme vizuale.

Vëmendje tek dyshemeja 

Pllakat e dëmtuara kërkojnë ribërjen e dyshemesë, një ndryshim i tillë do të bëjë mrekulli për dhomën. Tapeti mund të zëvendësohet pa shumë mund, në Pierre Cardin pranë Prestige Home Albania ekziston një shumëllojshmëri e jashtëzakonshme në dispozicion për t’iu përshtatur të gjitha buxheteve. Pllakat vinyl ose laminatet prej druri janë gjithashtu opsione të shkëlqyera për dysheme. Një nga avantazhet kryesore të këtyre përfundimeve moderne të dyshemesë është se ato mund të shtrohen mbi pllakat ekzistuese, pra janë opsione të shpejta dhe kryesisht pa rrëmujë.

Rinovoni mobiljet 

Rinovimi i mobiljeve ekzistuese është një opsion i mirë që mund të transformojë plotësisht dhomën e ndjenjes. Mobiljet e reja vijnë dhe me dizajne moderne të cilat do ti japin shtëpisë një pamje të re. Pranë Prestige Home Center do të gjeni të gjitha brandet ndërkombëtare që sjellin mobilje premium në shqipëri. Dizajnet më të vecanta, cilësinë më të mirë, ngjyrat moderne, këndet modulare, kolltuqet luksoze gjthcka që ju duhet për rimodelimin e dhomës së denjes mund ta gjeni vetëm aty. 

Përmirësoni aksesorët

Ka shumë ide për dizajnimin e dhomës së ndenjes, por aksesorët e dekorit janë mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për t’i dhënë dhomës së ndenjes një rifreskim. Zëvendësoni jastëkët tuaj me trendet më të fundit sezonale dhe përshtatini me interior dizajnin e dhomës tuaj. Nuk kushtojnë shumë dhe bëjnë që dhoma e ndenjes të duket gjithmonë e mrekullueshme. Tapetët janë një mënyrë tjetër për të shtuar modele dhe ngjyra të freskëta në një dhomë. 

Shikoni ndriçimin

Ndonjëherë harrojmë ndriçimin si një faktor i rëndësishëm në krijimin e pamjes së një dhome. Ndriçimi është një mënyrë fantastike për të shtuar ambientin dhe disponimin, dhe disa abazhure tavoline dhe dyshemeje shtojnë elegancë të menjëhershme në dhomë. Ndryshimi i ndriçuesve qendror i jep dhomës një pamje të rregulluar profesionalisht. Për një dhomë ndenje dinamike vendosni abazhurë që mund të ndryshohen për t’iu përshtatur aksesorëve të dekorit sipas sezonit. Ndricuesit profesionalë, me dizajne moderne, cilësorë dhe ekonomikë njëkohësisht i gjeni vetem prane Ecolight në Prestige Home Albania.

Ka shumë mënyra në të cilat ju mund të rimodeloni dhomën e ndenjes sipas trendeve të fundit pa pasur nevojë të shpenzoni shumë. Po kërkoni mobilje që ti përshtaten stilit dhe buxhetit tuaj? Ejani në Prestige Home sot dhe gjeni mobilet perfekte për ju. Të gjitha llojet e mobiljeve dhe aksesorëve për shtëpinë e gjeni vetëm aty.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.