Shop Smarter not Harder: Mënyrat për blerje pa lodhje

Gjetja e mobiljeve të duhura për arredimin e shtëpisë është një nga gjërat më të rëndësishme.  Për shumë prej nesh mund të duket një mision i vështirë, i gjatë (zakonisht arredimi zgjat më shumë sesa ne e prarashikojmë) aq sa ndonjëherë njerëzit shtyjnë datën e hyrjes në shtëpi të re. Si mund ta bëjmë procesin e blerjes së mobiljeve sa më efektiv?

Në këtë artikull ne do t´ju përgjigjemi pyetjeve tuaja më të shpeshta në mënyrë që arredimi i shtëpisë të jetë sa më i lehtë për ju. 

Hapësira ime është shumë e vogël, çfarë duhet të bëj?

Arredimi i një hapësire të vogël nuk është një detyrë e thjeshtë, por padyshim që ka disa këshilla dhe truke për të shfrytëzuar sa më shumë hapësirën tuaj! Së pari, tavolinat e rrumbullakëta me anët e palosshme përbëjnë një mënyrë të thjeshtë për të kursyer hapësirë. Një mënyrë tjetër për të kursyer hapësirë janë stolat e barit me një dizajn ergonomik që synojnë të zënë sa më pak vend.  Përvec tyre, në NILL’S FURNITURE  pranë PRESTIGE HOME  do të gjeni gamën moderne-minimaliste, unike në shumëllojshmërinë e produkteve të cilat përbëhen nga mobilje, divane dhe aksesorë plotësues të cilat do të optimizojnë hapësirën tuaj. 

A përshtaten mobiljet që shoh në foto me ambientin? 

Kur vjen puna tek blerjet online çdo pyetje edhe çdo dyshim është i vlefshëm. Ne jemi këtu për t’ju dhënë përgjigjet e duhura. 

Mobiljet qe ju shikoni ONLINE duhet të përshtaten perfekt me ambientin tuaj që ju të mos jeni të detyruar të ktheni mallin e të prisni t’ju vijnë mobiljet e tjera. Gjëja më e rëndësishme në këtë rast janë matjet. Gjatësia, gjerësia, lartësia e dhomës por jo vetëm; ju duhet të shikoni mirë përmasat e mobiljeve apo divaneve, sa është lartësia e tyre nga toka, deri në cfarë pike doni të jetë divani, duhet të masni mobiljet e tjera që keni dhe shikojini sa doni të jenë në raport me të rejat. Pra përvec paletës së ngjyrave për të cilën ekspertët e PRESTIGE HOME do të mund t’ju këshillojnë menjëherë, masat e duhura do t’ju lehtësojnë blerjen online të mobiljeve tuaja. 

Kush kujdeset për transportin dhe instalimin?

Kur vjen puna tek ana logjistike duhet të jeni të qartë për çdo detaj. Ajo që pyesim në rradhë të parë është mënyra e pagesës por s’duhet të ndalemi këtu. Mënyra e transportit, koha e mbërritjes në adresën tonë, personat që do të bëjnë instalimin e tyre dhe kostot e tyre janë të gjitha detaje të cilat do të konkludojnë një blerje të zgjuar. 

Cilat janë mënyrat e pagesës? 

Qartësimi i mënyrave të pagesës do t’ju lehtësojë shumë blerjen online.   

Lehtësia e blerjes online qëndron jo vetëm në mënyrën e navigimit në faqe por edhe me mënyrat e pagesës që një kompani ofron. Prestige home ju ofron mundësi pagese online, pagesë në dorëzim, apo edhe me këste.  Për një blerje të suksesshme njihuni me të gjitha format e pagesës dhe politikat e kthimit, zgjidhni atë që do t’ju përshtatet më shumë. 

Nëse keni pyetje të tjera rreth blerjeve online të cilat nuk janë në këtë artikull, drejtohuni ekspertëve tanë në një nga format e kontaktit Kontaktoni – Prestige Home Albania dhe do të jemi të lumtur t’ju përgjigjemi sa më parë. 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.