Aran Cucine

Shtëpi Kontemporane me Mobilje nga Prestige Home

Stili kontemporan është një stil arredimi modern, minimalist, që krijon një hapësirë të rehatshme jetese. Krijoni harmoni në shtëpinë tuaj duke zgjedhur mobilje që kontribuojnë në krijimin e këtij stili. Ai përfshin elementë të dizajnit modern dhe i referohet asaj që është në trend në interior dizajn pikërisht në këtë moment. Mobiljet moderne që ju ndihmojnë të arrini stilin kontemporan i gjeni pranë Prestige Home Center e vetmja qendër tregtare në shqipëri e dedikuar arredimit të shtëpisë. 

Më poshtë do të sjellim disa elementë që do tju ndihmojnë të keni një stil kontemporan në shtëpinë tuaj.

Si të keni një stil kontemporan

Divanet: Filloni me një divan kontemporan të Nills Furniture. Pika qendrore e dhomës së ndenjes është divani, ose këndi i divaneve. Jepini menjëherë pamjen moderne shëpisë tuaj me divanet nga Nills Furniture. Qoftë një dhomë ndenjeje ose ngrënieje, dhomë formale apo dhomë e zakonshme familjare, divanet tregojnë shumë për atmosferën e shtëpisë tuaj. Këndet modulare të Nills Furniture në Prestige Home Center me dizajne unike estetike do ti japin prekjen e duhur ambientit tuaj. 

SHIKONI KATALOGUN E DIVANEVE

Tavolina: Eshtë këndshëm kur ftoni miq në shtëpi për të shijuar një filxhan çaj ose një darkë dhe ata të vënë re zgjedhjen elegante që keni bërë me tavolinën. Një tavolinë kafeje është një mobilje që mund të jetë pjesa qendrore e dhomës, ndërsa tavolina e ngrënies do të shërbejë si qendër mbledhjeje për darkat, festat e ditëlindjet. Qoftë e rrumbullakët, ovale ose drejtkëndëshe, sigurohuni që tavolina të ketë mjaft hapësirë rreth e rrotull dhe mund të mbajë numrin e karrigeve që dëshironi. Tek Bicaku Stone do të gjeni  shumë modele dhe forma të ndryshme dhe stili kontemporan pëlqen një përzierje të formave gjeometrike.

Karriget: Zgjidhni ndërmjet shumë modeleve dhe ngjyrave të karrigeve kontemporane të Dea Arredim për të plotësuar pamjen moderne të dhomës. Karrigia mund të plotësojë divanet ose të veprojë si njësi e veçantë. Kjo është gjëja më e mirë e stilit kontemporan, nuk ka përse të keni nje set të njëtrajtshëm, blini një divan me ngjyra neutrale dhe plotësojeni me karrige me ngjyra të gjalla.

Tapetët: Tapetët e Pierre Cardin janë pikërisht ajo që ju nevojiten. Tapetët kontemporanë mund të shtojnë ngjyra në çdo dhomë të shtëpisë tuaj. Kombinoni skemën e ngjyrave të tapetit  me mobiljet e dhomës së ndenjes ose vendoseni me kujdes nën tryezën tuaj të ngrënies për ta bërë dhomën më elegante dhe intime. 

SHIKONI TAPETET PIERRE CARDIN KETU

Ndriçimi: Ndriçuesit përcaktojnë atmosferën e një dhome. Ndriçimi kontemporan, ka të bëjë me dizajne me linja të thjeshta. Ndriçuesit kontemporanë nxjerrin në pah tonet neutrale të tokës të mobiljeve të shtëpisë. Gjëja më e mirë ndriçuesve është se ato mund të shkojnë në çdo dhomë. Vendosni mbi komodinën tuaj një ndriçues tavoline, nxirrni në pah dhomën e ndenjes me një ndriçues dyshemeje të sofistikuar. 

Të gjithë llojet e ndricuesve me dizajne  kontemporane me fuqi të ndryshme drite i gjeni në Ecolight pranë Prestige Home Center. 

Arti: Arti kontemporan ndihmon në gjallërimin e mureve dhe dhomave të mërzitshme, veçanërisht nëse vendoset në mënyrë strategjike në një nga pikat kryesore të dhomës. Shumica e njerëzve e mendonjë  artin në shtëpi në formën e pikturave në mur, por është interesante të merren parasysh dhe  aksesorë të tjerë si pasqyra, tapiceri dhe ekrane.

Krevati: Bëni edhe pjesën më komode të shtëpisë tuaj me stil. Mënyra se si e filloni dhe përfundoni ditën tuaj është e rëndësishme, ndaj mos e neglizhoni dhomën e gjumit. Jo vetëm mobiljet por edhe veshjet e shtratit mund ti japin një stil modern dhomës. Shtrati kontemporan përfshin biankeri, copa me teksturë si jorganët, jastëkët dhe çarçafët. Biankeritë me ngjyrat e tokës ndihmojnë edhe në krijimin e një ndjesie luksoze. 

Mos harroni, stili kontemporan është i thjeshtë, nuk ka nevojë për printime me lule dhe shumë ngjyra, zgjidhni mobilje qendrore dhe të guximshme që shtojnë klas në ambientet tuaja. Blini mobilje moderne në Prestige Home Center dhe jepini shtëpisë tuaj pamjen që meriton.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.