Si ta kthejmë shtëpinë nga tradicionale në moderne

Shtëpia juaj ka një stil arredimi të ekuilbruar? Hapësira është e përqendruar në një pikë qendrore, si për shëmbull televizori, një vepër arti dekorative ose oxhaku? Poltronët janë të rëndë dhe qëndrojnë rreth njëri tjetrit? Nëse këto janë tiparet kryesore të arredimit të shtëpisë tuaj, me shumë mundësi ju keni një shtëpi tradicionale. Mirpo viti 2022 ka ardhur dhe ju do të donit ti jepnit nota më modrene, më bashkëkohore, më të lehta për tu aksesuar? Ne ju vijmë në ndihmë për t’jua bërë idetë më të qarta.
Si fillim le të ndalemi pak tek karakteristikat e secilit stil arredimi:
Stili i arredimit tradicional
Stili tradicional i arredimit të brendshëm buron nga një shumëllojshmëri stilesh europiane elementet e këtij dizajni përfshijnë:
1. Forma të përpunuara dhe veshje me dërrasa druri,
2. Mobilje elegante dhe pjesë antike,
3. Paleta neutrale me ngjyra të gjalla për mobilje dhe pjesë të theksuara,
4. Tekstile të shtrenjta si mëndafshi, kadife, kashmiri ose pëlhura komode si pambuku ose liri.
5. Modele të ndërlikuara të pllakave dhe dyshemetë prej druri

Stili tradicional është i frymëzuar nga dekori i vjetër evropian që fitoi popullaritet gjatë shekullit të 18-të dhe të 19-të.
Ky lloj dizajni i brendshëm është i përsosur për ata që i duan dekorimet dhe stilet që kanë një histori të pasur pas tyre, për shembull, pjesë të artit klasik, elementë antikë dhe objekte simetrike. Disa veçori kryesore të modeleve tradicionale përfshijnë tone të pasura, të errëta, drurë dhe ngjyra të sofistikuara. Karakteristika më dalluese është se muret shpesh lyhen me ngjyra neutrale, në mënyrë që mobiljet të mund të theksohen. Një nga aspektet më jetike të dizajnit tradicional është ‘simetria’ që do të thotë se çdo gjë nga divanet tek llambat tek aksesorët duhet të jetë simetrike.
Stili i arredimit modern

Elementët kryesore të stilit modern në dizajnin të brendshëm të shtëpisë karakterizohen nga:

1. Mungesa e aksesorëve të dekorit,
2. Asimetria e qëllimshme,
3. Asnjë rrëmujë apo kaos,
4. Paleta me ngjyra neutrale dhe kontraste të theksuara,
5. Qilima me modele gjeometrike ose të thjeshta pa dizajne,
Pjesët e mobiljeve moderne kanë linja të pastra dhe forma bazë, të bëra nga materiale si metali, kromi ose qelqi dhe janë të kombinuara me sipërfaqe të lëmuara. Modelet moderne janë të freskëta, elegante të japin një ndjenjë thjeshtësie. Ato përfshijnë hapësira të pa zbukuruara që duken super të pastra dhe klasike, së bashku me mobiljet që ekspozohen nga këmbët për të krijuar më shumë hapësirë.

Si ta kthejmë shtëpinë tonë nga tradicionale në moderne?

Duke njohur tashmë bazat e secilit stil dimë ku të përqëndrohemi për t’ju dhënë disa këshilla si ta kaloni shtëpinë nga stili tradicional në atë modern.
Së pari përdorni më shumë dritë natyrale. Hiqni perdet e rënda dhe lërini dritaret tuaja të depërtojë drita natyralisht.
Së dyti divanet e rënda zëvendësojini me një kënd me linjë të pastër. Pëlhurë me teksturë dhe natyrale.
Së treti hiqni dekoret e rënda dhe lini vetëm ndricuesit si pjesë artikstike të shtëpisë tuaj, asnjë dekor tjetër.
Së katërti tapetët e rëndë zëvendësojini me qilima me modele gjeometrike, ose të thjeshta pa dizajne në varësi të gustos tuaj.
Ku ti gjejmë mobiljet dhe aksesorët modernë?

Përgjigjia është PRESTIGE HOME, qendra tregtare dedikuar ekskluzivisht vetëm produkteve dhe shërbimeve të linjave “HOME” dhe “Interior Design”. Në Prestige Home do të gjeni koleksionet më të fundit të mobiljeve të markave PIERRE CARDIN HOME, DOIMO SALOTTI, ZEBRANO, VALERON, MIELE, ECOLIGHT , MAGNIFLEX, TONINO LAMBORGHINI, ARAN CUCINE, NEË FORM, TEKA, RASTELLI, VOX ELECTRONIC, ALPA SALOTTI etj.
Ju presim në qendrën më të madhe në shqipëri: Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Km.12 Vorë, Tiranë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.