Si të Arredojmë Shtëpinë

Keni hyrë në një shtëpi të re, apo doni të riarredoni shtëpinë tuaj aktuale? Prestige Home vendos në dispozicionin tuaj projektuesit më të mirë të shtëpijave falas, për ju dhe ju ofron një pafundësi dyqanesh ku ju mund të zgjidhni për ta arreduar shtëpinë tuaj. Shtëpia është vendi ku ne flemë, ku hamë, ku shohim televizor, ku kalojmë kohë me familjen tonë dhe vendi ku mund të jemi plotësisht vetëvetja, për këtë arsye Prestige Home Albania, ka ndërtuar një ambient të fokusuar plotësisht ndaj shtëpisë, interior design dhe arredimit të saj. 

Po kërkoni për perde? Për tapet? Për mobilje? Për dyshek dhe më shumë? Prestige Home ju ofron gjithçka që ju duhet për interior design të shtëpisë suaj sipas ëndrrave tuaja dhe të krijoni një interior design unik.  Tek Prestige Home Albania do të gjeni një larmishmëri dyqanesh, por sot do të veçojmë Casal Albania. Casal Albania është një showroom modern me mobilje inovative dhe unike. Të gjitha këto mobilje dhe aksesorë, vijnë me një super cilësi dhe super çmim. 

Po kërkoni një shtëpi të thjeshtë me interior design minimalistik apo një shtëpi të ngarkuar dhe mondane? 

Tek Casal Albania do të gjeni të gjitha llojet e mobiljeve me stilin e interior design, që ju dëshironi. Casal Albania ofron çdo produkt që ju duhet për shtëpinë. Tek Casal Albania mund të futeni dhe të dilni me një shtëpi plotësisht të arreduar, duke filluar nga koridori hyrës deri në dhomën e gjumit. 

Ja disa nga sugjerimet e projektuesve të Prestige Home për arredimin e shtëpisë suaj me Casal Albania: 

Kënd Malmo 

Ky  kënd është ideal për ata që duan të kenë një prekje moderne dhe tradicionale në shtëpi. Ngjyra e tij e bën atë një divan bashkëkohor dhe trendi. Benefiti i këtij divani është hapësira që ai ju ofron. Ky divan mund të hapet duke ju krijuar hapsirën për të ruajtur dhe për të mbajtur sende dhe objekte poshtë tij. 

Tavolina Mesi 

Tavolina është një mobilje, e cila bie menjëherë në sy dhe ndikon në pamjen e shtëpisë. Tek Casal Albania do të gjeni tavolina të ndryshme, që ju mund t’i përshtasni me dhomën tuaj. Tavolina me të gjitha format, tavolinë me ashensor, tavolinë katrore, rrethore, me xham dhe më shumë. 

Dhoma Gjumi 

Kompletojeni dhomën tuaj të gjumit vetëm me një vizitë tek Prestige Home dhe Casal Albania. Setet e dhomave të gjumit janë kombinuar në mënyrë të tillë që ju të gjeni atë që ju përshtatet më së shumëti dhe ta arredoni dhomën tuaj në mënyrë të bukur. Setet e dhomave të gjumit tek Casal Albania përfshijnë krevatin, dollapin, pasqyrën dhe komodinat shoqëruese. 

Tapete 

Tapeti është ai aksesor, i cili i jap shtëpisë pamjen e kompletimit dhe ngrohtësisë. Casal Albania ju ofron një larmishmëri zgjedhjesh me tapetë të ndryshëm. Gjeni stilin tuaj në Casal Albania dhe pasqyrojeni këtë stil në shtëpinë tuaj. 

Siç mund ta shikoni Prestige Home është gjigandi i arredimit të shtëpisë, tek Prestige Home Albania mund të gjeni gjithçka, që ju duhet për një shtëpi perfekte. Casal Albania pjesë e qendrës së Prestige Home ju mundëson ta arredoni shtëpinë tuaj me mobilje unike dhe moderne.  Krijoni një interior design unik dhe të veçantë me Prestige Home. 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.