Nëse po kërkoni për një riarredim të dhomës së gjumit, konsideroni një ndërthurje të formave dhe tonaliteteve dhe do të krijoni një dizajn perfekt për dhomë tuaj të gjumit.
Mirësevini në guidën se si të dekorojmë një dhomë gjumi nga Prestige Home. Të gjesh mobiljet dhe dekoret e përshtatshme për dhomën e gjumit nuk është aq e lehtë sa duket, sepse përveçse duhet t’i kombinoni dhe të krijoni një hapësirë të bukur, duhet të jetë dhe një hapësirë qetësuese, që ju ndihmon të flini gjumë dhe nuk ju shpërqëndron.
Ndiqni këshillat tona të mëposhtme:
Shtoni dekore të vogla
Shtimi i aksesorëve jo shumë të mëdhenj do të bëjë një mrekulli për dhomën tuaj të gjumit. Ekziston një gamë e pafundme aksesorësh, ku ju me siguri do të mund të gjeni atë që ju përshtatet stilit dhe personalitetit tuaj.
Ide të cilat do të ishin të përshtashme për dhomën e gjumit janë: skulptura të vogla me tonalitete të cilat i përshtaten dhomës suaj të gjumit, vazo dekorative, qirinj zbukurues dhe madje disa bimë. Mund të zgjidhni dhe bimë të vogla natyrale nvse nuk keni dvshirë të merreni me ujin dhe dheun që duan lulet natyrale, sepse ato mjaftojnë për të plotësuar lukun e dhomës.
Pasqyra
Si mund të jetë një dhomë e kompletuar pa një pasqyrv të madhe ose disa pasqyra me madhësi të ndryshme. Pasqyrat në një dhomë gjumi shërbejnë si një pikë pvrqëndrimi dhe gjithashtu japin iluzionin sikur dhoma ka hapësirë më të madhe. Përveç bukurisë dhe stilit që pasqyra i jep dhomës suaj të gjumit ajo është edhe funksionale, pasi mund ta përdorni për motive të ndryshme si bërja e make up, rregullimi i flokëve, ose edhe thjesht për të parë veten tuaj.
Vendosja e duhur e mobiljeve
Çfarë? Të gjitha mobiljet dhe aksesorët e dhomës së gjumit janë të bukura, por dhoma juaj nuk duket mirë? Atëherë ndoshta ajo çfarë nuk shkon është mënyra e vendosjes. Si fillim poziciononi krevatin tuaj se ku doni që të jetë, ngjitur me të vendosni komodinën, e cila përveç stilit nevojitet shumë për funksionalitetin e saj, pasi të keni vendosur këto mund të kujdeseni për vendosjen e aksesorëve të tjerë. Pasi shumë njerëz bëjnë gabimin që vendosjen e mobiljeve e vendosin në bazë se ku ndodhet televizori në dhomv dhe jo të krevatit dhe kjo krijon një jobalancë në dhomë dhe e humbet bukurinë e saj.
Mobilje të qëndrueshme
Trendet siç mund ta keni vënë re vijnë dhe ikin shumë shpejt, por ajo që qëndron është klasikja, për këtë arsye kur të jeni duke parë për të blerë mobiljet për dhomën tuaj sigurohuni që të merrni dekore të cilat stili i tyre mund të zgjasë me vite të tëra.
Tek Prestige Home do të gjeni markat më prestigjoze për dekorin e dhomave të gjumit si gjigandin italian Magniflex, etj, prandaj nëse po kërkoni të arredoni dhomën tuaj të gjumit, tashmë e dini se ku mund të gjeni mobiljet dhe aksesorët më unik.