Sezon Dekor

Si të dekoroni ambientin tuaj si në Bali

Dizajni interior  Balinez është një reflektim i natyrës, atmosferës tropikale dhe kulturës. Ndryshe nga stili eklektik dhe maksimalist, stili balinez nuk është shumë i ngarkuar, është më i qetë, më i ngrohtë, komod dhe sigurisht i orientuar drejt natyrës. Ky stil i brendshëm është frymëzuar nga bukuria e  Balit “the island of the God” , i cili mund t’ju sjellë atmosferën e qetësisë dhe paqes pas ditës së ngarkuar dhe stresuese të punës.

Stili balinez është një ekuilibër unik dhe mjaft magjik i ngjyrave të lehta, lëndëve të para cilësore dhe mjeshtërisë së lartë. Ky stil po  lulëzon në shumë shtëpi dhe hapësira spektakolare në të gjithë botën. Në shqipëri e gjeni pranë Sezon Dekor tek Prestige Home.

1. Çfarë është stili balinez?

Stili balinez përfshin natyrën si asnjë stil tjetër dekorimi, ndryshe nga natyra skandinave, britanike apo edhe franceze, Bali është një vend me gjelbërim të egër, gjethe tropikale dhe florë të pasur. Kjo gjallëri është e balancuar me ndikimin qetësues dhe elegant të pjesëve të krijuara nga natyra – si pyjet e  bambusë, prej dheu apo qeramike. Magjia që i bashkon të gjitha është një ndjenjë shpirtërore që vjen nga dizajni, mjeshtëria dhe gjithashtu përdorimi i statujave të Budës dhe figurave shpirtërore të dashura të Balit në të gjitha madhësitë të përbëra nga  materiale ngjyrë ari, bronzi, qeramike dhe druri. Këto aksesorë sa chic, modernë dhe spiritual për mobilim si indoor ashtu dhe mobilim outdoor i gjeni pranë Sezon Dekor tek Prestige Home.

 Si të dekoroni shtëpinë tuaj si në  Bali

Ngjyra është çelësi i stilit balinez! Ndryshe nga stili i brendshëm maksimalist ku mund të aplikojmë ngjyra të ngopura, në stilin balinez sa më pak ngjyra do të thotë aq më e bukur do të jetë dhoma juaj. Hapësirat e lehta dhe të freskëta mund të arrihen me mure të bardha ose blu të detit dhe perde prej liri, ndërsa në dhomat që doni të zbukuroni më shumë  mund të vendosni  perde të mëndafshta, jastëkë etnikë dhe bimë të mëdha me gjethe dhe lule tropikale në vazo  elegante. Sillni elementë të fortë dhe të shndritshëm me vazo dhe skulptura prej ari dhe bronzi. Dhe mendoni për ekuilibrin tuaj të spiritualitetit – një figurë qendrore mund të jetë zemra për të gjithë shtëpinë tuaj, ose duke i dhënë hapësirë në qoshet e dhomave, në divane dhe madje edhe në raftet e kuzhinës.  

 Zgjidhni pjesë prej druri për stilin Balinez

Drurët e ngurtë janë perfektë për mobiljet dhe skulpturat Balinese, nga  tavolinat e kafesë deri te stolat magjepsës që mund të përdoren si vepra arti,mund ti përdorini si mobilje outdoor  të vendosura në një oborr të jashtëm ose indoor në kënd  të një dhome ndenjeje plot diell.  Përdorni bambu dhe kallam. Ato janë strukturore dhe dekorative: futni një panel të rregullt dhe të dukshëm me shtylla bambuje të llakuar në një mur të jashtëm, ose mbillni bambu si një “lule të egër” përgjatë gjithë murit për teksturë dhe mbushje. Kënaquni me mobiljet me kallam për kuzhinë dhe dhomën ndenjes dhe përqafoni ato në aksesorë, nga vazot deri tek kornizat për vepra arti.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.