E keni vënë re, që tashmë ditët po bëhen shumë monotone. Sapo kemi mbaruar punën dhe duam të dalim me familjen për t’u argëtuar, por nuk kemi se çfarë të bëjmë, sepse i kemi vizituar të gjitha vendet në Tiranë. Gjithashtu për të dalë jashtë Tiranës nuk keni dhe aq shumë kohë? Atëherë në këtë artikull ne do t’ju tregojmë vendin ideal ku mund të bëni aktivitete të ndryshme dhe argëtuese për të gjithë familjen.
Qendra tregtare Prestige Home
Prestige Home, është qendra e parë dhe e vetme në Shipëri, dedikuar ekskluzivisht vetëm produkteve dhe shërbimeve të linjave “HOME” , dhe “Interior Design”. Tek Prestige Home do të gjeni markat më të famshme të linjave për dekorin e brendshëm dhe të jashtëm, në SHqipëri dhe jo vetëm.
Prestige Home është e fokusuar për të ofruar më të mirën vetëm për ju. Gjithçka që ju duhet për një shtëpi, zyrë, apo hapësira të tjera do ta gjeni tek Prestige Home. Ne kemi kombinuar markat të cilat sjellin produktet dhe shërbimet që përfshijnë dekorin, setet e arredimit, instalimet, ndriçimin, arredimin, paisjet e kuzhinës, paisjet elektrike, izolimin, letrat murale, panelet, akseskorë të tjerë elektrikë dhe të teknologjive të përdorimit në ambjente, ngrohjes, dyshekët, aksesorët e dhomave dhe hapësirave të ndryshme. Pra gjithçka për një shtëpi/ zyrë perfekte.
Mënyra argëtimi
Do të thoni ju që “Unë nuk jam e interesuar për momentin për dekore shtëpie, përse duhet të vizitoj Prestige Home dhe për më tepër të marr familjen me vete? Prestige Home është një qendër tregtare, e cila ofron më shumë se thjesht dyqani ku ju mund të blini aksesorë dekorimi, por njëkohësisht ofron dhe restorante, lokale dhe kënd lojrash për fëmijë, duke e bërë atë vendin ideal për të kaluar pasditen tuaj.
Tek Prestige Home do të gjeni një larmishmëri zgjedhjesh, ku ju mund të zgjidhni se si doni ta kaloni kohën tuaj. Dëshironi të shvtisni nëpër dyqanet e qendrës dhe të zbuloni ofertat marramendëse, ose dëshironi të shijoni një vakt të shijshëm në restorant, ose një kafe teksa fëmijët lozin tek parku i lodrave, ajo është zgjedhja juaj.

Ku ndodhet Prestige Home?
Eshtë e pamundur që mos ta keni vënë re qendrën tregtare Prestige Home sa herë jeni në autostradën Tiranë-Durrës. E ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës kilometri 12, qendra tregtare Prestige Home ju mirëpret ta vizitoni. Me një vendndodhje strategjike, që ju mundëson ju ta aksesoni lehtësish. Prestige Home është një vend që nuk duhet humbur, me dyqane prestigjoze dhe mundësi pafund argëtimi. Zbuloni magjinë e Prestige Home. Tani ju mund të përfitoni dhe nga festat e fundvitit ku mund të merrni deri në 70% ulje për çdo produkt. Nxitoni dhe na vizitoni!