Koha të kthehemi në shtëpi! Pas një vere të gjatë me fundjava jashtë e pushime, është koha t’i kthehemi rutinës tonë. Këtë periudhë ditët e punës janë më të ngarkuara, dita bëhet më e shkurtër dhe koha e kaluar brenda shtëpisë bëhet më e gjatë. Ajo që na duhet këtë sezon të ri janë ngjyrat dhe materialet të cilat na lidhin me natyrën, na relaksojnë e na japin ngrohtësi.
Ne në Prestige Home, për t’ju ndihmuar ta bëni hapësirën tuaj ideale për vjeshtën, po sjellim disa nga trendet e arredimit për vjeshtën 2022. Zgjidhni atë që ju përshtatet më së miri me stilin tuaj të jetesës.
- Sixhadet artizanale
Stil modern apo tradicional? Pavarësisht si e keni arreduar shtëpinë, një sixhade handmade e cilesisë së parë nga Pierre Cardin do ti shtonte karakter, ngjyra, dizajn unik dhe ngrohtësi shtëpisë në këtë stinë.
- Tapetët me fibra natyrale
Tapetët me fibra natyrale të bambusë në Pierre Cardin pranë Prestige Home i përmendëm si një trend i verës dhe motit të mirë, por ne e sygjerojmë përdorimin e tyre dhe në stinët më të ftohta, duke mbajtur kështu prekjen komode dhe të freskët, që rikujton periudhën e verës. Ato përshtaten me të gjitha stilet dekorative dhe janë të ngrohta e komode për këtë stinë.
- Bimët
Më shumë se një trend, janë një domosdoshmëri: të rrethohemi me bimësi për t’u ndjerë më të lirë, më të shëndetshëm dhe më të gjallë. Pandemia ka inkurajuar transferimin e qendrave të qyteteve në periferi (blerja e shtëpive në periferi është rritur këto muaj), gjithashtu ka inkurajuar edhe idenë e të jetuarit të rrethuar me bimë, që shtëpia të jetë një vend më miqësor dhe më i gjelbër. Shtoni në ambientin tuaj bimë që e mbajnë ajrin të pastër dhe janë të lehta për t’u kujdesur për to.
- Detaje gold
Metali gold i shton shkëlqim çdo ambienti. Një material elegant dhe i rafinuar ari është një nuancë e mirë për stilin “art deco”. Detajet gold i lartësojnë tavolinat dhe mobiljet në një nivel tjetër. Janë pikërisht këto detaje dhe materiale cilësore si, velvet që do të sjellin atmosferë dhe një pamje të rafinuar të shtëpisë këtë sezon.
- Ngjyra të theksuara për muret
Shtojini personalitet mureve tuaja. Paletat e ngjyrave kalojnë në nuanca të pasura të tokës dhe jeshiles. Janë ngjyra të frymëuara nga natyra dhe na mbajnë më pranë saj këtë vjeshtë. Lyerja e mureve të shtëpisë do ta rifreskojë shtëpinë dhë do ta bëjë gati për stinët në vazhdim.
Pra çdo vendim dizajni për sezonin sillet rreth kultivimit të një mjedisi komod jetese, i cili na mban të lidhur me natyrën. Për çdo dekor apo arredim që doni të shtoni në shtëpinë tuaj ndaloni në PRESTIGE HOME ALBANIA aty do të njiheni me trendet e kësaj vjeshte dhe jo vetëm.