Në artikullin e sotëm do të flasim për trendet më të fundit të interior design për 2021
Trende, të cilat me formën, materialin, ngjyrat e tyre inlfuencojnë në treg dhe bëhen trende. Trendet Interior Design janë, pothuajse të njëjta me trendet e modës për rroba. Përpjekja për të dalluar drejtimin që do të marrin tendencat e fundit dhe cilat stile, materiale dhe ngjyra do të jenë më tërheqëse për konsumatorët në sezonin e ardhshëm është një sfidë e vërtetë për projektuesit dhe arkitektët dhe kërkon një studim dhe vëzhgim të detajuar.
Arkitektët e Prestige Home kanë vënë në dukje 5 Trende Interior Design në 2021
Linjat e drejta zëvendësohen me forma të çrregullta
Harqe, forma dhe kthesat e lëmuara japin një atmosferë komode në shtëpi. Këto forma tërheqëse po zëvendësojnë vijat e qarta dhe të drejta, që më parë ishin elementët kryesor në tendencat e dizajnit të brendshëm. Divanet e fryra dhe karriget, mobiljet rrethore, pasqyrat, veprat e artit dhe më shumë, po përcaktojnë tendencat në vitin 2021.
2. Natyra Vjen Brenda
Trendet e interior design duken se po marrin një qasje më eko-miqësore, pasi njerëzit po lëvizin drejt toneve të ngrohta dhe elementeve natyrore. Elementet e dekorit të bëra ose nga materiale natyrore të vërteta ose artificiale janë në kërkesë të madhe, pasi ato shtojnë një pamje natyrale dhe autentike në hapësirën tuaj.
Trendet e fundit përfshijnë vendosjen e drurit kudo, nga dyshemeja, tek tavolinat, tek dollapët. Gjithashtu gurët si mermeri dhe graniti janë pjesë e këtij trendi.
3. Tonalitete të ngrohta
Vitet e fundit ngjyra gri ka dominuar për një kohë të gjatë paletën e ngjyrave neutrale dhe ajo ishte zgjedhja e parë. Mos na keqkuptoni ne e adhurojmë ngjyrën gri, por trendi i 2021 në interior design janë ngjyrat e ngrohta, si ngjyra e tokës.
4. Kuzhina me ngjyra të forta
Kur flasim në këtë aspekt për ngjyra të forta e kemi fjalën, për ngjyrën rozë, jeshile ose ngjyra edhe më të errëta, po po ky është trendi më i fundit i kuzhinave. Këto ngjyra të forta do e bëjnë shtëpinë tuaj të duket më unike dhe trendi.
5. Dyer me hark
Mjafton të qëndroni 5 minuta në Instagram dhe do të shikoni në shumë foto vende dhe dyer me hark, pasi ato janë trendi më IN i mometit. Kjo formë jo vetë e bën shtëpinë tuaj moderne, por i shton vlerën dhe veçantinë e saj
6. Muret me teksturë
Muret me teksturë ishin kudo në 2020 – dhe duket se vazhdojnë të jenë akoma trend në interior design për vitin 2021.
Disa njerëz kanë arritur të krijojnë dhe të sjellin si trend varjen e qilimave mbi mur, për t’i dhënë teksturë dhe ndjenjën e butësisë dhe komfortit mureve të shtëpisë të tyre.
Këto janë trendet më të fundit të interior design. Tek Prestige Home do të gjeni të gjitha mobiljet dhe aksesorët e nevojshëm për ta kthyer shtëpinë tuaj në vendim më modern të mundshëm. Prestige Home ofron projektim falas nga interior designer-at më të mirë, nëse zgjidhni ta arredoni shtëpinë tuaj me Prestige Home.