Gjetja e mobiljeve për shtëpi mund të jetë relativisht e thjeshtë por magjia e vërtetë është qëndron tek detajet dekorative. Pjesa e dekorit është ajo që do ti japë estetikën dhe do të nxjerrë në pah interiorin dhe stilin tuaj të arredimit. Pavarësisht nëse ju pëlqen një pamje glam apo një oaz qetësues, ka disa vende në Tiranë që e bëjnë të lehtë gjetjen e pjesëve të përsosura për të përfunduar interiorin e shtëpisë tuaj.
Nga vintage në moderne dhe gjithçka në mes, ne kërkuam për vendet ku mund të blini dekorin e shtëpisë dhe gjetëm më të mirat për ju.
Sezon Dekor për Dekoret Unike për çdo Stinë
Dekoret më të veçanta, me dizajne moderne, për çdo stinë të vitit, të cilat janë të bukura i gjeni në Sezon Dekor. Dekoret e këtij brandi janë të përshtatshme gjithashtu për dekorimin e ambienteve të biznesit, bareve, restoranteve, hotelerisë etj. Sa i përket hoteleve, nëse doni një stil si në Bali, Sezon Dekor është vendi i duhur për të blerë mobilje dhe dekore të këtij stili arredimi. Gjithçka që sjell Sezon dekor në Shqipëri është unike dhe eksluzive.
Ecolight për Ndriçues Modernë
Një pikë qendrore e arredimit të ambientit janë ndiçuesit. Ato, përveçse të bukur duhet të jenë funksional dhe mbi të gjitha të plotësojnë standartet e ndriçimit për çdo ambient ku ato përdoren. Ndriçuesit që plotësojnë të gjitha standartet, janë cilësorë dhe me dizajne të veçanta i gjeni në Ecolight. Një risi këtë vit janë ndriçuesit e kashtës. Ato kombinohen më së mir stilin e Balit por edhe me shumë lloje të ndryshme arredimi sidomos në shtëpitë verore, verandat, hotelet etj. Zgjidhni Ecolight për ndriçimin e shtëpisë apo hotelit tuaj!
Pierre Cardin për Tapetët Unikë
Pasi keni zgjedhur mobiljet dhe dekoret e duhura, rradhën e kanë tapetët. Zgjedhja e tapetit është një element kyç si në komoditetin e dhomës ashtu dhe në bukurinë e saj. Shpesh tapetët janë pika qëndrore në ambient, jo vetëm për shtëpinë por gjithashtu dhe në ambientet e bizneseve dhe zyrave. Për çdo dhomë ekziston një lloj tapeti i përshtatshëm për të. Në Pierre Cardin Home do të gjeni tapetë cilësorë dhe modernë të përshtatshëm për çdo ambient. Koleksionet e Pierre Cardin përfshijnë tapetë në shitje për dhomë ndenje, tapete për kuzhinë, tapete për dhomë gumi, tapete outdoor, tapete për zyra, tapete për hapësira biznesi e shumë lloje të tjera që do ti gjeni në Showroom.
Avantazhi i përbashkët qe kanë këto vende është se mund ti gjeni të gjitha në një vend të vetëm. Shumë pak kilometra nga qendra e Tiranës, ndodhet Prestige Home Center. Ajo është qendra tregtare më e madhe në Shqipëri e cila i dedikohet vetëm interior dizajnit, linjave home dhe office. Gjeni në Prestige Home Center dyqanet më të mira për dekoret e shtëpisë për vitin 2023. Vizitoni faqen e tyre këtu. Vizitoni showroomet në adresën:
–Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 AL, Km. 12, Vorë)