Në ditët e sotme rëndësia e një shtëpie komode është shumë e madhe. Si për komoditetin tonë ashtu edhe për lehtësinë që na duhet për të punuar nga shtëpia. Vivida koncepti Italian i arredimit i jep jetë shtepisë tuaj me mobiljet e konceptuara ashtu si ju dëshironi.
Vivida ju sjell shtëpinë e ëndrrave.
Ngjyra, stili, lloji i copës, çdo gjë e ndryshueshme lehtësisht në nje kohë rekord.
Gama e produkteve të Vivida përfshin:
- Kënde me koncept italian
- Tavolina ngrënie
- Tavolina mesi
- Karrige
- TV Unit
- Dhoma gjumi
Koleksioni i këndeve Vivida ka larmishmëri të modeleve, ngjyrave dhe trendeve më të fundit. Janë innovative dhe sjellin komoditetin e duhur për shtëpinë tuaj. Për të krijuar një ide të asaj që do të gjeni në showroom le të ndalemi tek disa prej produkteve:
Këndi i ndenjes Oxford.
Këndi i ndenjes Oxford është i punuar me konstrukt druri multistrat i cili nuk dëmtohet dhe nuk bymehet.
Veshja e brendshme është bërë me kategorinë LUX të sfungjerit. Tekstilet janë të cilësisë premium dhe mirëmbahen lehtësisht, gjithashtu personalizohen sipas dëshirës tuaj me ngjyrat që i përshtaten më shumë ambientit tuaj. Përmasat bëhen sipas përmasave të dhomës ku do ta vendosni.
Me këndet Vivida ju i jepni art shtëpisë tuaj.
Tavoliat e ngrënies
Tavolinat e ngrënies janë të shumëllojshme. Për shembull tavolina e ngrënies Olivia është qeramike me xham, ka dizajn modern unik dhe është shumë cilësore. Na vizitoni në showroom dhe do të mahniteni jo vetëm nga dizajnet e tavolinave të ngrënies Vivida por edhe nga prakticitetit dhe cilësia e tyre.
Koleksioni i karrigeve Vivida.
Koleksioni i karrigeve Vivida vjen me një stil unik minimalist, tipik Italian. Janë komode dhe shumë të praktike në përdorim.
Çdo produkt i Vivida konceptohet sipas kërkesës tuaj dhe bëhet 100 % custom made në një kohë rekord. Për të pasur një mobilje elitare nuk do t’ju duhet të prisni pafundësisht, në Vivida porositë tuaja procedohen menjëherë dhe brenda 10 ditëve ju vjen porosia në shtëpi.
Na vizitoni në showroom pranë Prestige Home Albania për të njohur më nga afër dizajnet tona dhe për të ndjerë cilësinë e vertetë “Made in Italy”. Vivida e di që ju meritoni më të mirën për shtëpinë tuaj!