PRESTIGE HOME, është qendra e parë dhe e vetme në Shipëri, dedikuar ekskluzivisht vetëm produkteve dhe shërbimeve të linjave “HOME” , dhe “Interior Design”. Përfaqësuar nga market e linjave HOME dhe Interior Design me reputacionin më të lartë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar: Pierre Cardin Home, DOIMO SALOTTI, ZEBRANO, VALERON, MIELE, EGLO, Magniflex, Tonino Lamborghini, ARAN CUCINE, NEW FORM, TEKA, Rastelli, VOX Electrotronic, ALPA Salotti.

Gjithashtu qendra është projektuar që klientët, përveç cilësisë maksimale të produkteve dhe shërbimeve, të përjetojnë klasin e lartë gjatë qëndrimit në qendër dhe argëtimin e nevojshëm duke ofruar shërbimin tepër mikpritës në restorantin prestigjoz dhe parkun e lojërave.

Prestige Home, është e fokusuar për të ofruar gjithçka për shtëpinë, zyrat dhe ambjentet e tjera të banimit apo punës. Ne kemi kombinuar markat të cilat sjellin produktet dhe shërbimet që përfshijnë dekorin, setet e arredimit, instalimet, ndriçimin, arredimin, paisjet e kuzhinës, paisjet elektrike, izolimin, letrat murale,  panelet, akseskorë të tjerë elektrikë dhe të teknologjive të përdorimit në ambjente, ngrohjes, dyshekët, aksesorët e dhomave dhe hapësirave të ndryshme.

Fokus në cilësi dhe kënaqësinë e konsumatorëve tanë. Ne kemi vendosur njerëzit tanë më të kualifikuar për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të Prestige Home.

Çdo shtëpi, zyrë apo çfardo ambjenti qoftë, misioni i Prestige Home, është ta krijojë ambjentin më praktik dhe më të rehatshëm për klientët, sigurisht duke e personalizuar ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të cilësisë maksimale dhe që mbartin një reputacion të shkëlqyer ndërkombëtar. Vetëm kështu, një ambjent nuk do të jetë thjeshtë funksional, por edhe prestigjoz, luksoz dhe plot stil.

Synimi i Prestige Home, është që të gjitha markat përfaqësuese, të jenë pjesë e zgjedhjes së çdo projekti të klientit. Kjo, do të maksimizojë vlerën që përfiton klienti duke e bërë vizitën e tij tek Prestige Home, një vizitë argëtuese, plot interes dhe mbi të gjitha, një konsum tepër cilësor të kohës së tij.

Ndërveprimi personal me çdo klient, shoqëruar me një nivel tepër të lartë profesionalizmi, në një kohë më të favorshme për klientët, është një privilegj që meret vetëm në showroom-et e Prestige Home.Renditja e markave ikonë në industrinë HOME dhe Interior Design, është avantazhi dhe boshti i strategjisë së zhvillimit të Prestige Home.