Prestige Home

Axhenda 2030

Prestige Home Center është një qënder e cila pjesë të vizionit të saj ka implementimin e materialeve sa më miqësore për ambientin duke investuar kështu në mëkanizma dhe teknologji të cilat rrisin drejtëpërdrejtë eficensën në punë dhe energji. Implementimi më i madh në këtë drejtim është energjia e pastër nga panelet diellore të cilat sot arrijnë të mbulojnë rreth 70% të konsumit të energjisë për qendrën Prestige Home.

Brënda kësaj kategorie të ketv një buton lexo më shumë dhe të hapet një faqe që tregon shkrimin e mëposhtëm:

Prestige Home Center është një qënder e cila pjesë të vizionit të saj ka implementimin e materialeve sa më miqësore për ambientin duke investuar kështu në mëkanizma dhe teknologji të cilat rrisin drejtëpërdrejtë eficensën në punë dhe energji. Implementimi më i madh në këtë drejtim është energjia e pastër nga panelet diellore të cilat sot arrijnë të mbulojnë rreth 70% të konsumit të energjisë për qendrën Prestige Home.

Një investim që arrin një vlerë të lartë investimi dhe që ka për qëllim implementimin e qëllimit të 7 referuar aksesit në energji të përballueshme, moderne dhe të qendrueshme për të gjithë.

Pjesë e kësaj iniciative është edhe ndricimi për të gjithë godinën i cili është smart për të shpenzuar vetëm në momentet kur është e nevojshme dhe sigurisht ndricimi LED i cili redukton ndjeshëm përdorimin mbi masë të energjisë.

Një iniciativë tjetër miqësore për mjedisin është vendosja në dispozicion e hapësirave për karikimin elektrik të makinave në mënyrë që të promovojmë dhe reduktojmë përdorimin e lëndëve djegëse që ndotin ambientin përreth.

Referuar qëllimit nr 12, Sigurimi i modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit.

Puna e bërë në këtë pikë është shumë e rëndësishme për grupin e Prestige Group pasi fokusi ynë është retail dhe nisur nga kjo mbetjet plastike janë shumë të mëdha ndaj, hapi i parë që kemi bërë në këtë drejtim është të përdorim canta ose materiale të riciklueshme dhe që janë miqësore me ambientin. 

 

Hapi tjetër referuar SDG-ve është referuar qëllimit nr 1. Të ndihmojmë për të reduktuar varfërinë.

Prestige Home Center është një faktor mjaft kyc në zonën ku është ndërtuar duke i dhënë një mundësi zhvillimi jo vetëm zonës përreth por edhe punësimit dhe angazhimit të banorëve të kësaj zone dhe jo vetëm. Me një shifër prej rreth 200 punonjësish Prestige Home ndihmon në rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë. Përvec kësaj Prestige Home Center ka qënë në mënyrë të vazhdueshme pjesë e iniciativave ku grupe të ndryshme me mungesë të theksuar të ardhurash apo mjeteve bazë për të jetuar janë mbështetur me ndihma apo mjete të cilat e kanë lehtësuar këtë kategori sado pak në vazhdimësinë më të qëndrueshme të jetesës së tyre.