Prestige Home

Përgjegjësia Sociale

Prestige Home Center

Ne besojmë thellësisht tek zhvillimi i qëndrueshëm dhe e kemi kthyer në një moto të aktivitetit tonë të përditshëm. Problemet mjedisore janë të shumta dhe komplekse dhe ne e shohim zgjidhjen e tyre përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucione qeveritare, OJF dhe kontribuojmë në edukimin e publikut.

Arsim
Një ndër fokuset tona kryesore.
Shëndetësi & Sociale
Prezent gjithmonë për kauza të ndryshme sociale.
Kulturë
Bashkëpunime me institucione të ndryshme për promovimin e artit dhe kulturës.

“Programi i Nxitjes për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara.”

Prej disa muajsh, Elsoni, një individ me aftësi unike dhe cilësi të jashtëzakonshme humane e sociale, është bashkuar me ekipin tonë. Integrimi i tij në ambientin e punës ka qenë i suksesshëm, falë angazhimit profesional të stafit të Prestige Home Center për ta përfshirë dhe mbështetur Elsonin në çdo hap, si dhe falë dëshirës së tij për të kontribuar e ndihmuar në përditshmërinë e ekipit. Elsoni asiston ekipin e shitjes në detyrat e përditshme, duke kryer sistemime të vazhdueshme në showroom dhe duke punuar nën mbikëqyrjen e stafit të dedikuar. Prestige Home Center i bën thirrje të gjitha kompanive që operojnë në tregun shqiptar të punës të bashkohen në këtë iniciativë ligjore dhe humane, për të mbështetur dhe fuqizuar personat me aftësi të kufizuara. Së bashku, mund të ndërtojmë një shoqëri më gjithëpërfshirëse, ku çdo individ ndjehet i dobishëm dhe i vlerësuar.

" Dhuro Gjak dhuro një buzëqeshje më shumë. " ❤️

Stafi i Prestige Home Center dhuron gjak nën moton: `Dhuro gjak, dhuro një buzëqeshje më shumë`!

Ne në Prestige Home Center jemi krenarë që stafi ynë përveç përkushtimit të përditshëm që ka në plotësimin e detyrave dhe plotësimit të kërkesave ndaj klientëve, është gjithashtu i ndërgjegjshëm ndaj nevojave të komunitetit. Më 20 tetor ne ju bashkuam aktit njerëzor dhe privilegjit për të dhuruar gjak…

Restaurimi Total
Shkolla Gjokaj

shkolla gjokaj 1shkolla gjokaj 2

“Lumturo Dhimbjen 2022” në mbështetje të fëmijëve me kancer dhe autizëm. ❤️

Eventi i bamirësisë u zhvillua në showroomin e Dage Perde, pranë qendrës Prestige Home, ku qindra të ftuar përjetuan emocione të veçanta nga kauza që kjo sfilatë përçoi. ☺
Prestige Home Center mbështet të gjitha nismat humane, duke dhënë kontributin maksimal për të lehtësuar sadopak veshtirësitë e njerëzve në nevojë. Duke njohur problemet shëndetësore, sociale dhe kulturore, Prestige Home e ka mision dhe pjesë të rëndësishme të aktivitetit ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e kauzave që në fokus kanë njeriun.
Prestige Home Center fton të gjitha organizatat, institucionet, të na kontaktojnë për të dhënë kontributin tonë në evente të tilla solidarizuese.
Së bashku për qëllime fisnike❣